Prej disa javësh është bërë i ditur lajmi se Majk dhe Ghetto Geasy do sjellin një bashkëpunim të ri.
Kanë qenë vetë artistët që kanë lajmëruar këngën e re në Instastory, ku shkruajnë se shumë shpejt do publikojnë bashkëpunimin e radhës.
Mirëpo, duket se pritjes i ka ardhur fundit, pasi kënga publikohet ditën e nesërme.
Lajmin e kanë dhënë vetë çunat në Instagram, ku kanë postuar një foto të shkëputur n ga videoklipi, teksa nuk kanë bërë ende me dije orën.
Disa ditë më parë, Majk zbuloi se projekti mban titullin “Je t’aime” dhe është xhiruar në Prishtinë.
Mirëpo surprizat nuk kanë përfunduar këtu, pasi dyshja ka ndërmend të sjellë edhe një album së bashku.
Pjesë e tij do jetë edhe Onat, anëtari tjetër i Babastars, teksa sipas autorit të hitit “Dynja”, albumi mund të publikohet në stinën e dimrit.
Megjithatë, ai nuk e përjashton mundësinë që ky album të pasohet nga një tjetër solo, pasi siç bëri me dije ka gati shumë projekte.
Sa i takon bashkëpunimit me Ledrin, Majk tha se kënga është gati dhe tashmë duhet të merren vetëm me klipin.
Kujtojmë se Majk dhe Ghetto Geasy kanë sjellë disa bashkëpunime të sukseshme, ku i fundit ishte “Malena”, që bëri namin verën e kaluara, kurse ky me Ledrin do jetë bashkëpunimi i parë mes çunave, pas largimit të Ledrit nga Babastars.