MENU
klinika

Gjejeni pak titullin e saj?

Edhe Bes Kallaku po sjell një këngë këtë verë

30.06.2020 - 10:56

Nuk e dimë nëse po bën humor apo e ka seriozisht, por Bes Kallaku sapo paralajmëroi se do të sjellë një këngë të re këtë verë.

Tipike siç ai di vetë, kënga e re po xhirohet në një fushë të madhe ku duken disa dele nga pas dhe gjejeni pak titullin e këngës?

“Katunari gangsta”, çfarë tjetër?

Vetë Besi e ndau këtë lajm në një postim në InstaStory, duke treguar se kënga e re do të vijë së shpejti.

“Bes Kallaku- KTG (katunari gangsta) song. Së shpejti!”- shkruan aktori krahas postimit, duke e shoqëruar me emoji duke qeshur.

Besi nuk ka dhënë të tjera detaje dhe ende nuk e dimë nëse është një këngë solo apo bashkëpunim.

Megjithatë, nga çfarë pamë deri tani kuptuam se do të jetë gallatë dhe mezi po presim të mësojmë më shumë.

“Katunari gangsta” paska surpriza për ne këtë verë dhe shpresojmë që pritja të mos zgjasë akoma.