MENU
klinika

Dhe qëlloi ndaj Harushës

Ku ishte policia kur Gjekson Pusi mori pjesë në vrasjen e Billës

30.06.2020 - 16:38

Policia arrestoi ditën e sotme shtetasin Gjekson Pusi, për bashkëpunim në vrasjen e shtetasit Hekuran Billa, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 11 qershorit në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

Pusi dyshohet se ishte shoferi i mjetit që largoi nga vendngjarja autorin e dyshuar të vrasjes Viktor Marku. Por ajo që përbën habi në gjithë këtë ngjarje dhe sidomos te personazhi i Gjekson Pusit është fakti se ky shtetas lëvizte i lirë edhe pse ishte me precedentë të rëndë penalë dhe ishte arrestuar nga Policia.

Më 22 tetor 2019, u arrestua nga Policia e Shkodrës pasi qarkullonte me armë zjarri tip pistoletë nëpër qytet.

Pusi ndërkohë ishte i dënuar me 8 vite burgim për vjedhje me armë.

Por edhe pse kishte një vepër penale të rëndë dhe u kap sërish me armë zjarri, Pusi çuditërisht nuk vuajti asnjë dënim. Përkundrazi ai do të bëhej sërish protagonist, shkruan Syri.tv

Sipas policisë Pusi i cili duhet të ishte në arrest shtëpiak ka thyer vendimin e Gjykatës dhe ka marrë pjesë në atentatin ndaj Hekuran Billës më 11 qershor. Dhe sikur të mos mjaftonte përfshirja në këtë atentat, Pusi akuzohet nga policia edhe për atentatin ndaj Fatjon Harushës, nipit të deputetit socialist, Luan Harusha, ngjarje e ndodhur më 27 qershor.

Pyetja që lind, kush është mburoja që i mundësonte Gjekson Pusit të lëvizte i lirë, pavarësisht se ishte në arrest shtëpiak? Si ka mundësi që Policia nuk e kishte në vëzhgim Gjekson Pusin sa herë ky i fundit thyente arrestin shtëpiak dhe merrte pjesë në atentate?

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Autori qëndronte në Mal të Zi , nipi një nga bashkëpuntorët"

Arrestimi i Viktor Markut, Policia jep informacion për vrasësin


Akuzat se u fut në listën e sigurt të PS-së me ndihmën e personazhit të krimit

Jurgis Çyrbja merret në pyetje! Çfarë deklaroi para prokurorëve të SPAK

Ish-kryeministri: Vazhdoj betejën i palëkundur

Gjyqi ndaj Berishës në të njëjtën ditë me protestën te Kuvendi!

Këlliçi: Institucioni i Policisë, më i keqtrajtuari!

Efektivi humb ndjenjat gjatë protestës para Bashkisë së Tiranës