MENU
klinika

Iluministi italian që vajtoi varrin e Skënderbeut

“Për burrat e shquar gjithë dheu është varr”

03.07.2020 - 06:38

Gabriel Faerni ishte illuminist italian që lindi në Kremona. Botoi në latinisht e italisht si sonet “Filipiket” e Ciceronit dhe “Komeditë ” e Terencit. I frymëzuar nga vargjet e Pal Jovit që përshkruan hapjen e varrit të Skënderbeut, Gabriel Faerni në lirikat e tij mbresë lë me ton vajtimor por optimist nëpërmjet thënies së Perikliut të Athinë se “Për burrat e shquar gjithë dheu është varr”, nënkupton ai s’ka varr por u takon popujve.

“Në varrin tënd, o Gjergj, u mbyll

Shkatërrimi i turqve dhe mbrojtja e Epirit

Dhe eshtrat e tua, pa asnjë kundërshtim,

Në shumë vende u hodhën dhe u shpërndanë.

Gjymtyrët që duhej të preheshin në qetësi

E të mos ndjenin më fyerje nga armiku,

-Kaq shumë zhurmë u ndez lavdia e emrit tënd

Në një mijë pjesë u thyen e u përzien.

Se kur e le ti botën, bashkë me jetën,

Trupin armiqtë ta grinë e ta ndanë ,

Guxim prej tij të merrnin ata deshën.

Dhe trimëria, që fiton varrin t’u jepet

Të tjerë ve, ty ta hoqi, por vetë ajo pastaj

Nga po ata armiq nderim e famë dha.”