MENU
klinika

Planet

Raketa ruse do të dërgojë 15 satelitë të huaj në orbitë

03.07.2020 - 17:19

Një raketë e re ruse, Soyuz-2.1b, do të hedhë satelitët e brendshëm të komunikimit të tipit Gonjec në orbitë në vjeshtë, si dhe 15 satelitët e vegjël nga vendet e tjera, njoftoi Vitaly Safonov, zëvendësdrejtori i përgjithshëm i agjencisë hapësinore tregtare Glavkosmos të Rusisë.

Ai tha se, përveç satelitëve nga vendet e tjera, katër satelitë të vegjël nga universitetet ruse do të përfshihen në barrën shtesë.

Safonov tha se, si pjesë e programit rus hapësinor, më shumë se 140 satelitë të vegjël janë futur në orbitë afër Tokës, së bashku me satelitët e tjerë, që nga viti 2014, dhe se mundësia e hedhjes së tyre në orbitat gjeostacionare aktualisht është duke u hetuar.

Nisja e satelitëve ushtarakë

Në të njëjtën kohë vitin e kaluar, Rusia dërgoi katër satelitë ushtarakë në orbitë rreth Tokës me një raketë Soyuz, të nisur nga kozmodromi Plesetsk, në veri.

“Njësia e Forcave Ajrore ka lëshuar me sukses një raketë Soyuz 2.1V me një bllok prej katër satelitësh për nevojat e Ministrisë së Mbrojtjes,” tha një zëdhënës i ushtrisë.

Lloji i satelitit dhe cili do të jetë roli i tyre nuk specifikohet.

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”