Në Rrugën e Kombit, banorët vijojnë të krijojnë vet rrugë kalimi për të kaluar njëri kah në tjetrin të aksit pavarësisht investimeve të bëra në elementet e sigurisë nga koncensionari dhe ARRSh-ja.
Kohëve të fundit banorët e Morinit, kanë vendosur një “mbikalim”, shkallë prej druri të panevojshëm për të kaluar anën tjetër të rrugës, duke rritur rrezikun për aksidente, në një kohë të rritjes së fluksit të lëvizjes për shkak të sezonit veror.
Më e çuditshme është fakti se shkalla prej druri është vendosur shumë afër pikës fundore të trafikndarses dhe pak metra në hyrje të pikës së kalimit të përbashkët Shqipëri-Kosovë, ku është e mundur kalimi me këmbë, pa patur nevojën e një mbikalimi.
Kompania koçensionare ka bërë të mundur ndërtimin e nën kalimeve dhe rrugëve lidhëse të asfaltuara, me ndriçim e sinjalistikë, ndërsa mbikalimet janë vendosur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.