04.07.2020 - 10:56
Kryeministri Avdullah Hoti sot ka prezantuar planin e qeverisë së tij për rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë Covid-19.
Hoti ka njoftuar se ka pasur bashkëbisedim me Odën Ekonomike të Kosovës dhe Odën Ekonomike Amerikane në Kosovës ku ka paraqitur pakon për rimëkëmbjen ekonomike pa treguar detaje, raporton Gazeta Express.
“Porsa pata një bashkëbisedim me drejtuesit e Odës Ekonomike të Kosovës dhe me ata të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, para të cilëve paraqita në mënyrë të detajuar pakon e rimëkëmbjes ekonomike të vendit.
Kjo pako është prioritet, prandaj edhe e kemi bërë plan të punës së Qeverisë së Kosovës”, ka thënë Hoti.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
"Respektojmë vendimin!"
Haradinaj reagon pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese
Deklarata e frikshme e anëtarit të Nismës
“Albin Kurti ka 2 rrugë: ose ta lshoj Kosovën ose të vritet”
"Gjuha e krimit s'ka vend në politikë"