MENU
klinika

"Gjeniu i dritës"

Intervista e rrallë e Teslës: Pse nuk jam dakord me Ajnshtajnin?!

05.07.2020 - 15:52

       Për të profilizuar një identitet kaq të jashtëzakonshëm të historisë së shkencës, për të hedhur dritë mbi terrin e shumë hamendësimeve dhe dilemave, për të kapur fillin që përshkon tërësinë e një identiteti kaq kompleks dhe të larmishëm, më mirë sesa një intervistë, më mirë se prononcimi i vetë personazhit, askush tjetër nuk mund të jetë më i besueshëm, asnjë e vërtetë s’mund t’i mbivendoset asaj që përbën dëshminë e së vërtetës së të vërtetave.

Është fjala për gjeniun, Nikola Tesla. Të gjitha hulumtimet, zbulimet dhe projektet që i kanë mbetur në nivel idesh, Nikola Teslën e bëjnë njërin prej gjenive të rrallë në historinë e njerëzimit. Përditë dalin në pah të reja në lidhje me të dhe sa herë del në dritë diçka e re, vlerësohet e rivlerësohet arritja e tij e madhe në shkencë.

Ndërsa “sekreti” i fundit që është zbardhur, është intervista e një gazetari që e kishte bërë me të para 117 vitesh. Inteligjenca i reflekton në përgjigjet, që edhe sot e kësaj dite, na e mbajnë frymën pezull.

Intervista e plotë:

-Gazetari: Z. Tesla, për ju thonë se jeni përzier në çështjet kozmike. Në të vërtetë, kush jeni ju?

Tesla: Kjo është një pyetje e mirë dhe do të mundohem të përgjigjem në të gjitha pyetjet tuaja.

-Gazetari: Thonë, se ju jeni kroat dhe keni lindur në një katund të vogël. A është e vërtetë, kjo?

Tesla: Po, të gjitha janë të sakta. Jam me origjinë nga Serbia, por atdheu im është Kroacia dhe me këtë, ndihem krenar.

-Gazetari: Futuristët, thonë se shekulli i 20 u lind në kokën tuaj. E bekojnë fushën magnetike dhe thurin lavde për motorin e induksionit. Energjia aktuale që ju keni zbuluar, sot mund të mbizotërojnë mbi gjysmën e botës fiziko-kimike. Industria është gati t’u shpallë si bamirësi më i madh. Për herë të parë e keni thyer atomin në laboratorin Tesla. Keni bërë një pajisje që mund të shkaktojë lëkundje tërmeti. Keni zbuluar rrezet e zeza kozmike. I keni hetuar ekzistencën e Empedocles, që zbulon sekretet e 5 elementeve. Jeni si një figurë hyjnore, për shumë njerëz.

Tesla: Po, të gjitha këto që i keni cekur, janë vetëm disa nga zbulimet e mia më të mëdha. Megjithatë, unë tashmë jam një njeri i mundur sepse nuk i kam bërë gjërat më të mëdha, që kam pasur forcë t’i realizoj.

-Gazetari: Cilat janë ato, z Tesla?

Tesla: Kam dashur ta ndriçoj gjithë botën. Kemi një energji të mjaftueshme që mundëson që e gjithë bota të ndriçojë si dielli. Po të më kishin lejuar t’i bëja ato që kam dashur, ashtu siç e ka Saturni, edhe bota do kishte një hallkë të ndriçuar në pjesën e ekuatorit. Por, njerëzimi nuk është gati për këtë. Në një studim që e kam bërë në Kolorado Springs, e kam zhytur e gjithë botën në rrymë elektrike. Po ashtu, mund t’i ofrojnë njerëzve një energji pozitive mendore.

Në pjesën e brendshme të botës, ekziston energji, energjia e paqes, dashurisë dhe gëzimit. Kam kaluar shumë vite, për të studiuar si ndikon kjo energji te njerëzit. Trëndafili, i përdor rrezet e diellit si ushqim dhe për këtë arsyeje është kaq i bukur dhe ka aromë të këndshme. Në jetë ekziston një numër i pafundmë shkencash dhe shkencëtarët duhet të punojnë për t’i kuptuar ato. Këtu ekzistojnë tri pika thelbësore. Ajo që po e bëj unë, është vetëm një hetim.

Ka disa gjëra, që e di se nuk mund t’i gjej, por përsëri nuk do të ndalem së hetuari.

-Gazetari: Cilat janë ato?

Tesla: Çështja e parë është ushqimi. Çfarë sasie energjie ose sa yje nevojiten për të ushqyer me dritë, një botë të uritur? Një tjetër është shkatërrimi i fuqisë së të keqes dhe vuajtjeve. Kjo është si një epidemi apo sëmundje e fshehur në hapësirën e thellë të gjithësisë. Së treti, a posedon universi dritë me fuqi të jashtëzakonshme.

Kam zbuluar një yll, i cili nuk ndryshon. Nuk mund ta ndikosh as me ligje astronomike, as me ekuacione matematikore. Ky yll është në galaktikë. Është i madh sa një kokërr molle dhe peshon sa i gjithë sistemi diellor. E di se, për të fluturuar duhet t’i tejkalojmë ligjet e gravitetit.

Por unë nuk jam duke u munduar t’i mundësoj njerëzve fluturimin në mënyrë fizike, por, po mundohem t’u mundësojë njerëzve të fluturojnë nga një vend në tjetrin duke e përdorur fuqinë mendore. Jam duke u përpjekur ta zgjoj energjinë e ajrit.

-Gazetari: Thonë, se zogjtë vijnë çdo ditë në dritaren tuaj…

Tesla: Njeriu duhet të jetë i ndjeshëm ndaj zogjve. Ata lajmërojnë ardhmërinë.

Gazetari: Nuk e keni lënë fluturimin, që nga ajo kohë kur ishit në Similjan.

Tesla: Si fëmijë, kam tentuar të fluturoj nga kulmi i shtëpisë, por u rrëzova. Nuk i kisha bërë llogaritjet në mënyrë të duhur. Mos harro, rinia është krahu më i fortë i jetës.

-Gazetari: Jeni martuar ndonjëherë?

Tesla: Jo

-Gazetari: Tifozët tuaj, ankohen se keni asgjësuar teorinë e relativitetit. Pse nuk e shohim këtë energji, që gjendet gjithkund?

Tesla: Së pari, formohet energjia dhe prej saj, përbëhet trupi. Universi është përbërë nga një energji origjinale dhe të përjetshme, të cilën ne e quajmë dritë. Universi ka katër ligje themelore. E para, ka një masë matematikore. E dyta, përhapet në errësirë. E treta, drita shndërrohet në një element radial. E katërta, nuk ka fillim dhe nuk ka fund. Krijimi i tij është i pafund.

-Gazetari: Pse nuk i ligjëroni njerëzit në lidhje me këtë teori?

Tesla: Mbani në mend: arsyeja se, pse nuk e kuptojmë pafundësinë, nuk është se bota ka një strukturë të lakuar, por është vetë mendja e njeriut. Unë jam një pjesë e dritës. Universi është në rregull dhe harmonik, njësoj si një simfoni.

-Gazetari: Z. Tesla, dëgjoni ndonjë zë?

Tesla: Kam dëgjuar gjithmonë. “Veshi” i shpirtit, është i madh sa qielli. Ajnshtajni, ka bërë disa punë shumë të mira dhe nuk jam kundër kësaj. Mirëpo është gabim i madh, që mendonte se “eteri” nuk ekziston.

-Gazetari: A është e vërtetë, se jeni sëmurë shpeshherë gjatë rinisë suaj?

Tesla: Po, është e vërtetë se forca fizike më ka rënë shpesh. Ndonjëherë, njeriu ka nevojë për dhimbje. Kurrë mos e nënçmoni fuqinë e mendjes së një njeriu.

-Gazetari: Z. Tesla, kjo është lojë apo?.. Më flisni mua, për fuqinë e të menduarit…

Tesla: Po, është lojë. Unë kam luajtur dhe kam zgjidhur sekretet e rrymës elektrike. Mos harro, Nikola Tesla është njeriu i parë, që i ka gjetur të vërtetat e rrufesë.

-Gazetari: Çfarë është energji elektrike, për ju?

Tesla: Rryma elektrike është gjithçka. Së pari, drita është një gjë e pafund, që përfaqëson botën. Kurse ngjyra e zezë, është fytyra e vërtetë e dritës, por ne nuk e shohim këtë.

-Gazetari: Më duket, se çështjen e rrymës elektrike po e teproni pak si shumë…

Tesla: Unë jam rrymë elektrike. Mund të them, se jam rrymë elektrike që është shndërruar në njeri. Edhe ju jeni ashtu, por nuk e keni vërejtur ende.

-Gazetari: A mund t’i përballoni rrymës elektrike me një milion volt?

Tesla: Trupi i njeriut është përbërë nga rryma elektrike. Po ashtu edhe truri ynë, punon me rrymë elektrike. Një ditë, do ta shohim se kjo ndodh me të vërtetë.

-Gazetari: Stafi i hotelit ku jetoni, na kanë thënë se kur moti është me shi dhe rrufe, ju gjithnjë flisni me dikë. A është e vërtetë kjo?

Tesla: Po, u flas rrufeve dhe bubullimave.

-Gazetari: Si kështu?

Tesla: Shpesh herë, me to flas në gjuhën time amtare.

-Gazetari: Lexuesit tanë, do të befasohen shumë kur ta lexojnë këtë shkrim.

Tesla: Rrufetë dhe bubullimat, janë vetëm dy nga forcat më të fuqishme të natyrës.

-Gazetari: Por, cili është elementi?

Tesla: Ajo që më intereson mua, është se çfarë ndodh në gjithësinë e yjeve. Çfarë ndodh, kur një yll shuhet dhe në atë moment kur i zbulojmë këto, atëherë do të fillojmë t’i zbulojmë edhe elementet dhe sekretet e botës.

-Gazetari: Por, çfarë do të ndodhë më pas?

Tesla: Perëndia do të tallet me ne dhe do të na arrestojë… (duke qeshur)

-Gazetari: A nuk janë këto fjalë, të kundërtat e atyre që i keni thënë në librin “Dhimbje kozmike”?

Tesla: Jo, sepse ne ende po jetojmë në botë. Ekziston një sëmundje, që shumica e njerëzve ende nuk e dinë. Dhe pikërisht për këtë arsye, ekzistojnë edhe shumë sëmundje të tjera, si vuajtjet, mjerimi, luftrat etj.

Ndoshta, kjo sëmundje nuk mund të shërohet plotësisht, por nëse ndërgjegjësohemi në lidhje me këto sëmundje, atëherë mund t’i parandalojmë ato. Ndonjëherë i ndjej në trupin tim, vuajtjet e të afërmve të mi. Arsyeja kryesore e kësaj, është se trupi dhe shpirti ynë, është përbërë nga elementet që i përngjajnë njëri-tjetrit.

Pamja e zhdukjes së një ylli, tek ne ndikon në atë mënyrë sa që nuk mund ta imagjinoni. Lidhja që kanë krijesat e botës me njëra-tjetrën, është shumë më e madhe sasa e dimë ne. Kemi shumë gjëra që duhet t’i mësojmë, për të krijuar një të ardhme sa më të mirë.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Jo çdo gjë që mësuam në shkollë është e saktë

8 faktet e gabuara që mësuam në shkollë