MENU
klinika

Pritet... deri 10,000 vizitorë!

Luvri rihapet brenda pak orëve

05.07.2020 - 16:27

       Muzeu i Luvrit në Paris, hapet sërish të hënën, por me kufizime e paracaktuara ndaj pandemisë. Disa pjesë të kompleksit muzeal më të vizituar në botë, do të jenë ende të mbyllura për vizitorët, sipas RFI.

Luvri u mbyll më 13 mars dhe kjo është arsyeja, pse muzeu regjistroi humbje prej më shumë se 40 milionë euro – tha drejtori, Jean-Luc Martinez.

“Në rastin më të mirë, do të kemi 20 deri në 30 për qind të vizitorëve, krahasuar me numrin që kemi pasur verën e kaluar, një shifër mes 4,000- 10,000 në ditë” – theksoi ai.

Nga 10 milionë vizitorë për 2018-ën, thuajse tri të katërtat janë turistë të huaj, tanimë të kushtëzuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Mona Lisa" shkakton kaos

Mbyll dyert Luvri