MENU
klinika

Bosh vendet historike

Pandemia godet turizmin kulturor

05.07.2020 - 17:21

      Situata ku gjendemi prej përhapjes së covid-19, ka goditur rëndë turizmin kulturor. Kalatë, muzetë dhe sitet arkeologjike po vuajnë mungesën e vizitorëve, duke shënuar ditët më të vështira.

Situata e krijuar nga pandemia, i ka lënë thuajse bosh pikëtakimet me historinë, që prisnin mijëra vizitorë. Gjirokastra është një prej qyteteve që sezonin turistik e ka të bazuar mbi turizmin kulturor. Por, Kalaja e Argjirosë, muzeu i Armëve dhe Shtëpia e Kadaresë, vuajnë mungesën e vizitorëve.

Vitin e kaluar, qyteti i gurtë përllogaritet se u vizitua nga rreth 90 mijë turistë. Këtë sezon të huaj mungojnë, ndërsa ata vendas janë të paktë.

“Vizitorët vendas janë të rritje, ndërsa ata të huaj nuk kanë ardhur ende. Shpresojmë që të në ditët në vijim, të rritet fluksi.”

Shqipëria ka hapur kufijtë pa kushte, por turistët e huaj, që janë edhe vizitorët kryesore të muzeve e siteve arkeologjike, mungojnë dukshëm.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit