MENU
klinika

"Koronavirusi mund të jetë kudo!"

Habit eksperti: Kina nuk është vendi i origjinës

06.07.2020 - 09:09

Një profesor në Universitetin e Oksfordit, Tom Jefferson, ka thënë se shumë viruse qëndrojnë të “fjetur” në të gjithë globin dhe shfaqen kur kushtet bëhen të favorshme për ta. Sipas mediave të huaja, ai tha koronavirusi mund të zhduket ashtu siç erdhi, pra shumë shpejt .

“Ku shkoi SARS 1? Thjesht u zhduk”, u shpreh Jefferson. “Ne duhet të mendojmë për këto gjëra, si fillim duhet të studiojmë virusin, të kuptojmë se si ‘ngjallet’ ai dhe se si pëson mutacion një virus”, thekson eksperti. Deklarata e tij vjen pas spekulimeve të ndryshme mbi origjinën e koronavirusit, ku rasti i parë u raportua në Kinë.

“Viruset as nuk vijnë dhe as nuk shkojnë askund. Ata janë gjithmonë mes nesh, dhe diçka i “ngjall” ata, mbase kushtet mjedisore”, ka thënë ndër tjerash eskperti.

Së bashku me drejtorin CEBM Carl Heneghan, Jefferson beson se kjo mund të zbulojë rrugët e reja të transmetimit, siç është përmes sistemit të kanalizimeve.

Jefferson gjithashtu citoi se, “Gjëra të çuditshme si kjo kanë ndodhur edhe me gripin spanjoll. Në vitin 1918, rreth 30% e popullsisë së Samoas vdiqën nga gripi spanjoll dhe ata nuk kishin pasur asnjë kontakt me botën e jashtme.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Informacionet nga shërbimet sekrete

A është Kina fajtore për koronavirusin?