Derisa çdo vend “të shërohet”, të gjithë jemi në rrezik. Vetëm vaksinat dhe trajtimet efektive do të na lejojnë të zhdukim koronavirusin.
Lëshimi i kufizimeve, krahas motit të ngrohtë, ka sjellë shpresë. Që kur virusi goditi të gjithë botën, shkencëtarët kanë punuar me një shpejtësi të jashtëzakonshme për të thelluar të kuptuarit tonë mbi Covid-19.
Ka pasur përparime në kohë rekord; më shumë se 200 kandidatë për vaksina tashmë janë në zhvillim e sipër, dhe një trajtim i identifikuar, deksametazoni, që ne tani dimë që shpëton jetë. Ne kemi arritur në muaj ato që do të duheshin normalisht dekada për t’u arritur.
Por këto hapa të mëdhenj nuk duhet të na bindin në një sens të rremë sigurie. Rruga për të eliminuar Covid-19 përmban akoma shumë të panjohura. Ne ende nuk e dimë se si do të zhvillohet virusi, si gjenerohet imuniteti ose sa zgjat.
Ne nuk kemi një vaksinë për t’i ndaluar njerëzit të sëmuren, ose një sërë trajtimesh të ndryshme për t’i ndihmuar ata të shmangin nevojën për shtrimin në spital, ose të parandalojmë që simptomat e tyre të përkeqësohen nëse tashmë janë shtruar në spital.
Vendet që kanë arritur të zvogëlojnë rastet e koronavirusit janë ende në rrezik të valëve të mëtejshme.
Në të gjithë Evropën, dhe në Mbretërinë e Bashkuar në veçanti, qeveritë duhet të marrin kohën që të tërhiqen prapa dhe të mësojnë nga përvojat e gjashtë muajve të fundit për të shmangur krizat e mëtejshme dhe të përballen me një valë të dytë të mundshme. Mund të supozojmë se kjo valë e dytë do të arrijë në dimër.
Sigurimi i vaksinave dhe trajtimeve efektive për Covid-19 dhe forcimi i shëndetit publik janë mënyra e vetme për të përfunduar këtë pandemi.
Derisa çdo vend të mbrohet, të gjithë mbetemi në rrezik. Do të na duhen miliarda doza vaksinash dhe trajtimesh. Asgjë në këtë shkallë nuk është provuar ndonjëherë më parë, dhe kapaciteti aktual i prodhimit dhe shpërndarjes nuk është askund aq sa duhet për të ofruar një zgjidhje të mirëfilltë globale.
Sigurimi i një aksesi të barabartë në vaksina, trajtime dhe teste për të gjithë nuk është altruizëm. Është në interesin më të mirë të çdo vendi që të punojmë së bashku për të parandaluar valët e dyta dhe për të shmangur më shumë vdekje apo vështirësi ekonomike. Vendet e lëna pas do të rrezikonin tërë përpjekjen e vendeve që do ta mposhtnin virusin përfundimisht.
Në gjashtë muajt e fundit ne kemi mësuar shumëçka në lidhje me Covid, dhe nivelet e vdekshmërisë janë zbritur, por kjo nuk lehtësuar aspak sfidën përpara nesh; mundjen e përhershme të pandemisë. Sa më gjatë presim, aq më shumë humbim!/ The Guardian