06.07.2020 - 12:56
Pas thuajse, 4 muaj me dyer të mbyllura dhe me një dëm ekonomik që kap shifra deri në 40 milionë euro, muzeu i Luvrit në Paris, u rihap këtë të hënë.
Në kushtet e kufizuara të socializimit, pritet që numri i vizitorëve të jetë më i paktë se zakonisht, ndërsa është e detyreshme mbajtja e maskave mbrojtëse në fytyrë.
Galeritë, si mjedise ku distancimi fizik është më vështirë të respektohet, do të mbeten të mbyllura.
Muzeu, zakonisht pranon 10 milionë vizitorë në vit, shumica e të cilëve nuk janë nga Franca. Kjo e bën atë, më të vizituarin në botë, por pavarësisht kësaj, tanimë autoritetet kanë faktuar humbjet financiare “pandemike”.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Bukuri shqiptare
‘’Shpirti arbëresh në veshje’’ në Muzeun Kombëtar
Piktori i Natyrës
‘’Ditët e Mios’’ vijnë plot impresionizëm në Korçë
Shqetësimet e Ministrit të Financave
‘Jelekverdhët’, katastrofë ekonomike për Francën
Rifinancime Projektesh