MENU
klinika

Disa këshilla

Më në fund koha për plazh por mos harroni të kujdeseni për flokët!

08.07.2020 - 07:15

Dielli dhe uji i kripur i detit shkakton dëme në flokë dhe lëkurë…..

Plazhi është vendi i përsosur për të patur flokë me onde natyrale, por është edhe vendi ku flokët mund të thahen dhe digjen.

Këtu janë disa këshilla për t’u kujdesur për flokët tuaj, pasi kaloni një ditë (dy, tre ose katër, ose më shumë) në plazh:

  • Aplikoni vaj ulliri tek majat e flokëve dhe lëreni gjithë natën të veprojë. Lajini flokët në mëngjes dhe ato do të jetë më të buta.
  • Aplikoni një maskë me avokado për një trajtim ushqyes  të flokëve, dhe lëreni të veprojë për 15-20 minuta.
  • Gjithmonë lani flokët me shampo pas notit dhe mos i lini me ujë më kripë.
  • Në majat e flokëve aplikoni vajra me faktorë mbrojtës ose gjalp për flokët kur jeni në diell.
  • Asnjëherë mos i thani flokët pas notit (kjo vetëm shton dëmin dhe bën që ato të thahen edhe më shumë).
  • Trajtimet me vaj të nxehtë janë shumë të mirë dhe të nevojshmë  për flokët pas një ditë në plazh.