MENU
klinika

Isa në Vlorë!

“Po çka janë këta? Çka po donë këta, more?”

08.07.2020 - 14:13

        Pjesë nga libri i profesor Fetah Bahtirit, për rolin e Isa Boletinit në shpalljen e pavarësisë në Vlorë…

“Atëherë plaku filloi rrëfimin e vet:

– Në ditën kur është shpallur pavarësia e Shqipërisë i kam pasur 18 vjet.

Atë ditë dhe atë ngjarje e mbaj mend si sot. Po më duket se po e shoh me sy edhe tani… Ismail Qemali me shokë e shpallën pavarësinë, e shpallën Shqipërinë shtet. E shihni këtë bulevard këndej?… Këtu ka qenë përrua, andej përtej kanë qenë arat.

Ja aty!… Aty kishte gardhiqe me hunj të thjeshtë me të cilat ishin të ndara arat e parcelat…

Këtu ishin tubuar shumë njerëz me nga gjysmë opinge, me nga një gjysmë kësule, me këmisha të gjata e të shqyera, lloj-lloj njerëzish, lloj-lloj veshjesh! Këndej u shpall shteti i shqiptarëve, e këta këndej, kundërshtonin! Çfarë Shqipërie more! Kjo është Turqi! Kjo është Greqi!… Nuk duam shtet çfare e doni ju! Nuk dihej se çka po ndodhte dhe nuk kuptohej se ku e si do të dukej fundi i gjithë kësaj.

Po më duket se po e shoh Isain! Mbërrijti, i lumi, nja dy-tri orë pasi që u shpall shteti! Zbriti nga kali. Ja këtu, mu këtu… S`e kam pasur as pesë metra larg. Me të ishte edhe një kolonë kalorësish kosovarë. Secili më i pashëm se tjetri! Secili më kreshnik se tjetri! Se cili më i zoti se tjetri! Isai vetë – dy metra mashkull! Ismail Qemali me shokë e pritën si është më së miri. Të gjithë e përqafuan Isain, e edhe kosovarët e tjerë që ishin me të.

Ata që ishin grumbulluar këndej e që kundërshtonin nuk i ndalnin brohoritjet dhe kundërshtimet. E kam dëgjuar me veshtë mi Isa Boletinin kur e pyeti Ismail Qemalin: ‘Po çka janë këta? Çka po donë këta, more?…’. Ismail Qemali dhe tre-katër delegatë të tjerë që ndodheshin më afër tij i folën Isait me zë të ulët, gjë që unë nuk munda të dëgjoja se çka i thanë. Por e kam dëgjuar Isain kur me pak fjalë u është drejtuar kosovarëve që e shoqëronin: ‘Burra! Rahatoni këta këndej, veç mos i dëmtoni’.

Kjo ‘mos i dëmtoni’ më vonë u pa se kishte domethënien ‘mos i vritni’. Kosovarët filluan zbatimin e urdhrit.

Sa çel e mbyll sytë kosovarët i shkulën të gjithë hunjtë dhe me ta filluan t`i rrahin të gjithë ata që ndodheshin afër e që kundërshtonin themelimin e shtetit të shqiptarëve. E tërë turma kundërshtare u shpërnda rrufeshëm dhe shteti ynë vazhdoi të jetojë e të funksionojë.

Dijeni se Isa Boletini me kosovarët e tij atë ditë e shpëtoi Shqipërinë dhe shtetin tonë.

E ju, paçi faqen e bardhë dhe paçi fat! Edhe sot ne këtu ymydin e kemi te Kosova dhe te kosovarët – përfundoi rrëfimin e tij plaku i Vlorës”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zbulohen fjalët e Isa Boletinit, i sëmurë

“…Madje, ç’kërkojnë serbët në Kosovë!”

Kundër Zogut e serbomëdhenjve

Bajram Curri udhëheqësi luftëtar


Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët

80 vite nga vdekja e “mbretëreshës së maleve”

Udhëtimi në Shqipëri, ekspozitë me fotot e Edith Durham!

Nga koha e luftës në majën e skenës shqiptare!

Reshat Arbana në gjurmët e një “best seller”-i!