Një vatër e re infektimesh në Gjirokastër duket se ka rritur numrin e të infektuarve në këtë qytet.
Burime bëjnë me dije se ka rezultuar e infektuar nga virusi një pedagoge e Fakultetit Ekonomik në universitetin “Eqerem Çabej”.
Si pasojë e infektimit të pedagoges është mbyllur edhe dega e Ekonomikut në Gjirokastër për të ndaluar përhapjen e virusit nga kontakte të mundshme që pedagogia mund të ketë patur me kolegë dhe studentët e saj.
Ndërkohë është rënduar sërish bilanci i COVID-19. Ministria e Shëndetësisë njoftoi ditën e djeshme se kanë humbur jetën 2 pacientë të tjerë tek Infektivi. Kështu numri i viktimave ka shkuar në 83. Sakaq janë konfirmuar 68 raste të reja. Harta është zgjeruar në 13 qytete. Në spitalin infektiv janë 83 pacientë, nga të cilët 4 janë në gjendje të rëndë.