Një pedagoge e Universitetit të Gjirokastës është infektuar me koronavirus.
Zv. rektori Jaho Canaj, i cili tha se kolegia e tij është në gjendje të mirë shëndetësore. Sipas tij autoritetet kanë marrë të gjitha informacionet per personat e kontaktit.
“Një prej kolegeve tona ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Sapo është marrë ky njoftim rektorati u mblodh dhe mori masat për të eliminuar përhapjen e koronavirusit. U morën informacionet kush ishin kontaktet e pedagoges, ishte një pedagoge dhe data e provimit të saj korrespondoi me 3 studentë sepse ishte provim i mbartur. Nuk ka vend për panik. Kolegia jonë është në gjendje të mirë shëndetësore. Është vetëizoluar në shtëpi dhe janë marrë masat për tu vetëkanrantinuar personat e kontaktit”, tha Canaj.
Zv.rektori bëri të ditur se është izoluar godina B dhe është dezinfektuar i gjithë ambienti.
“Është izoluar godina B ku gjendet Fakulteti Ekonomik, janë dezinfektuar auditorët dhe për 24 orë do të jetë i hapur për tu zhvilluar mësimi”, tha Canaj.