MENU
klinika

Kërkon platformë të qartë nga qeveria

Vjosa Osmani përplaset me Hotin për dialogun Kosovë-Serbi

10.07.2020 - 08:05

Seanca e ditës së djeshme në Kuvendin e Kosovës ka pasur tone të ashpra dhe retorika të forta mes Kryeparlamentares Vjosa Osmani me Kryeministrin Avdullah Hoti dhe deputetin e Listës Serbe, Igor Simiç. Kryeministri Hoti tha se në seancën e kaluar, në fjalimin e tij ka prezantuar platformën e Qeverisë për procesin e dialogut dhe se kishte kërkuar që të formohet një Komision i veçantë parlamentar, por kryeparlamentarja Vjosa Osmani e ka quajtur këtë pohim si të pavërtetë.

“Unë e kam prezantuar para jush platformën e qeverisë për procesin e dialogut, duke përfshirë edhe parimet dhe vijat e kuqe. Unë kam kërkuar që të formohet një komision parlamentar për dialog, në përputhje me procedurat parlamentare për të mbikëqyrur nga afër procesin. Shihet që disponimi është që mos formohet komisioni. Por unë po raportoj rregullisht, para dhe pas çdo raundi të dialogut drejt në Kuvend”, ka deklaruar ai. Osmani u shpreh se seanca e kaluar parlamentare, ajo kur Hoti pretendoi se ka prezantuar platformën, ishte debat dhe jo prezantim i platformës, pasi platforma për dialogun duhet t’i paraqitet Parlamentit në formë të shkruar.

“Në Kuvend nuk ka ardhur asnjë platformë për dialogun. Në Kuvend ka pasur debat, nuk ka ardhur deri në këto momente ndonjë platformë. Krijimi i komisioneve të tjera ad-hoc mund të bëhet vetëm me propozim të deputetëve të Kuvendi. Proceduralisht në qoftë se deputetët kanë vullnetin tillë, e mirëpresim”, ka deklaruar ajo. Deklarimi i bërë nga Osmani është mbështetur edhe nga shefi i Grupit Parlamentar të LVV, Rexhep Selimi, i cili është shprehur se nuk ka një platformë të shkruar që i është paraqitur Kuvendit.

Një tjetër përplasje mes të dyve ka qenë momenti kur Kryeministri ka pretenduar se nëse do ti kërkohet nga Ministria e Shëndetësisë, nuk do të ngurojë që të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme. Osmani, i ka bërë me dije se kjo nuk është kompetencë e tij. “Po detyrohem sërish të jap një sqarim. Propozimin për gjendje të jashtëzakonshme në përputhje me Kushtetutën tonë nuk ka të drejtë ta japë Kryeministri, por vetëm Presidenti. Shikoni nenin 131, 84 të Kushtetutës. Shikoni kompetencat e Qeverisë. Presidenti vërtet konsultohet me Kryeministrin para se ta lëshojë dekretin. Por në Kuvend mund të vijë propozim, ose akt i qeverisë për gjendje të jashtëzakonshme, vetëm nga Presidenti. Pra është mirë t’i keni të qarta kompetencat që kemi”, tha Osmani.

Hoti mbi “kufijtë” e dialogut

Kreu i qeverisë së Kosovës ka thënë se territori i Kosovës është i pandashëm dhe i panegociushëm. Hoti deklaroi se janë të përkushtuar që të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë, por që ndërhyrja në territor as nuk do të jetë temë diskutimi pasi është një temë kategorish e pa pranuar nga pala kosovare. “Për Qeverinë e Kosovës të cilën unë e udhëheq, territori i Kosovës është i pandashëm dhe i panegociueshëm. Në asnjë rast dhe nga askush nuk na është kërku të sjellim në tryezë të bisedimeve integritetin territorial. Jemi të përkushtuar që të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë e cila duhet të kulmojë me njohjen reciproke mes dy vendeve”, është shprehur Hoti në fjalimin e tij në foltoren e Kuvend. Ky reagim i Hotit erdhi pas deklaratës së deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, e cila pohoi se Qeveria është e projektuar nga presidenti, Hashim Thaçi, dhe se ai ka përkrahur idenë për shkëmbimin e territoreve.

Osmani replika me Igor Simiç

Simiç akuzoi Osmanin se ka ndjekur deputetët serbë, korridoreve të Kuvendit për të siguruar votat që të zgjidhej Kryeparlamentare. Simiç është shprehur kundër projekt-rezolutës së propozuar nga kryetarja Osmani, duke thënë se ajo është e papranueshme dhe shkelet e drejta e deputetëve të Listës Serbe për të vepruar në pajtim me interesat për qytetarët serb.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Po detyrohem të jap sërish një sqarim..."

Osmani i tregon Hotit si shpallet gjendja e jashtëzakonshme


Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat