MENU
klinika

Marrëveshja për zgjedhoren

Rama njofton për qëndrimin zyrtar të PS-së

10.07.2020 - 10:56

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se në orën 13:00 Partia Socialiste do të deklarojë qëndrimin zyrtar lidhur me mbylljen e procesit të reformës zgjedhore brenda këtij sesioni parlamentar.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në Twittet.

“SOT NË 13.00 QËNDRiMI I PS PËR PËRMBYLLJEN E PROCESIT TË REFORMËS ZGJEDHORE NË PARLAMENT BRENDA KËTIJ SESIONI TË KUVENDIT TË SHQIPËRISË.” shkruan Rama.

Edhe pse është firmosur një marrëveshje për kodin e ri zgjedhor, ajo nuk po gjen miratimin në Kuvend pasi një pjesë e opozitës parlamentare kërkojnë ndryshime kushtetuese për hapjen e listave.