MENU
klinika

Migrimi, korrupsioni e krimi

KE prezanton raportin për Shqipërinë: Të ndërmarrë masa…

10.07.2020 - 16:35

Komisioni Europian ka prezantuar vlerësimin e tij për përmbushjen e kërkesave për mekanizimin e mbajtjes së liberalizimit të vizave me Shqipërinë.

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë Luigi Soreca njoftoi përmes rrjetit social “Twitter” se raporti konkludoi se Shqipëria vazhdon të përmbushë kërkesat ndërsa i kërkon vendit që të fokusohet në fusha të caktuara të sigurisë dhe migrimit ku më shumë hapa nevojiten.

Raporti thekson se Shqipëria duhet të ndërmarrë masa kundër emigrimit të paligjshëm dhe kundër kërkesave të pabazuara për azil në vendet europiane.

Gjithashtu në raport nënvizohet se Shqipëria të bashkëpunojë me agjencitë e BE dhe vendet anëtare që përballen me presion migrator me origjinë nga Shqipëria.

Ndër të tjera raporti kërkon që Shqipëria të përmirësojë efektivitetin e hetimeve dhe përpjekjet për forcim të ligjit për të luftuar nivelin e lartë të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Shqipëria të përmirësojë të dhënat për rastet kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit dhe të shfrytëzojë mbështetjen e dhënë nga Komisioni për të forcuar kapacitetet kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!