11.07.2020 - 15:05
Në këtë sezon veror shumica e artistëve shqiptarë kanë filluar lançimin e projekteve të tyre. Së fundmi, ishin këngëtarët Filloreta Raçi ose Fifi dhe Young Zerka të cilët kanë bashkuar fuqitë e tyre për të sjellë diçka të veçantë.
Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, dyshja kanë publikuar sekuenca të shkurta nga dueti i tyre.
“Pa Galje” titullohet kënga e dyshes, instrumentalin e së cilës e ka bërë Cekic Beatz, ndërsa tekstin e kanë shkruar vetë artistët. Duke përshkruar një histori dashurie, Fifi dhe Zerka janë parë me plot stil në klipin veror.