Alaudin Hamiti duket se i ka rregulluar marrëdhëniet me këngëtaren Xhensila Myrtezaj, pas hatërmbetjes së kësaj të fundit.
Në intervistën me Ardian Bujupin, moderatori i bëri një pyetje tepër pikante këngëtarit, për të zgjedhur mes Xhensilës dhe Elvanës, me të cilat ka pasur bashkëpunime.
Por para se të përgjigjej, Alaudini e paralajmëroi Ardianin të bëjë kujdes, sepse Xhensila ende nuk i flet.
“Kujdes se Xhensila nuk më flet ala”, u shpreh Alaudini.
Sigurisht që pas këtij pohimi, Ardiani zgjodhi të hante më mirë një spec djegës sesa të përgjigjej.
Më pas moderatori zgjodhi të flasë më shumë për raportin e tij me Xhensilën. Për të gjithë ju që nuk e dini, Alaudini është shprehur më herët pse Xhensila nuk i vjen në emision:
“Sepse më është bërë një pyetje për këto këngëtaret që janë me emër tani, ka qenë Elvana, Tuna edhe Xhensila. Edhe i ftuari më ka pyetur, cila prej tyre më pëlqen më pak ose që ka talent më pak edhe unë kam thënë emrin e Xhensilës”.
Por si i kanë sot raportet?
Alaudini tha mbrëmë në emisionin e tij NIN, se është penduar për përgjigjen që ka dhënë në atë kohë, pasi nuk e dinte që Xhensila do ta merrte për keq. Megjithatë ai dha lajmin e mirë se së shpejti do ta ketë në emision:
Alaudin Hamiti: “Mendova ndoshta nuk e merr për keq. Xhensilën do ta kem në ‘Ndrrimin e Natës’, ndoshta në fillim të sezonit të ardhshëm”!
Ardian Bujupi: “A i ke kërkuar falje”?
Alaudin Hamiti: “Nuk është për të kërkuar falje, është pendim. Vetëm po t’ia këndoj këngën e Elizës, ‘Pendimi’”.