15.07.2020 - 14:26
Një tjetër pacient në Spitalin Infektiv ka ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të mërkure, duke e çuar në 5 numrin e viktimave për 24 orët e fundit.
Ministria nuk e raportoi në informimin e përditshëm, por Bë shkruan sipas burimeve të veta se 42-vjecari ka ndërruar jetë që në orët e mëngjesit.
Ai ishte tranferuar nga spitali “Shefqet Ndroqi” për shkak të komplikacioneve të rënda në frymëmarrje.
Burime për Neës 24 nga Infektivi thanë se tamponi ka rezultuar negativ, por simptomat tek i sëmuri ishin shumë dyshuese për covid 19. I sëmuri sipas burimeve vuante nga sëmundje të mëhershme të pulmonit.