MENU
klinika

A do të jap deklaratë për mediat?

Dita e katërt e intervistimit të Thaçit në Hagë

16.07.2020 - 07:38

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pritet të intevistohet për të katërtën ditë me radhë nga Zyra e Prokurorisë së Specializuar në Hagë.

Thaçi është paraqitur në Hagë me ftesë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, e cila në 24 prill ka ngritur disa aktakuza kundër Presidentit Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Këto aktakuza kanë rënduar mbi Thaçin dhe Veselin si të akuzuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Ai është intervistuar për tri ditë rresht nga 6 orë, teksa të martën dhe të mërkurën nuk u prononcua për media Pas intervistimit të hënën, në ditën e parë, Thaçi ka thënë se është diskutuar për “çështje sqaruese, teknike” dhe për interesimin e prokurorëve për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”.

Të martën, Thaçi nuk është deklaruar për media.

Aktakuza e paraqitur ka kaluar tani në duart e gjykatësit të procedurës paraprake, i cili ka maksimum gjashtë muaj kohë, nga muaji prill, për ta konfirmuar ose hedhur poshtë.

Thaçi ka thënë më herët se do të japë dorëheqje nga posti i presidentit, nëse aktakuza kundër tij konfirmohet.