Nga yje të futbollit që kanë shkruajtur historinë e këtij sporti, si Ronaldo fenomeni, Zidane, Henry, Eto’o, Inzaghi, Raul etj, deri te bomberat e kalibrit në ditët e sotme Messi, Cristiano Ronaldo dhe Lewandowski.
Duke shtuar golat e këtyre kampionëve dhe të gjithë lojtarëve të tjerë që janë aktivizuar në ligat europiane që nga viti 2020, faqja e specializuar e merkatos “Transfermarkt” ka përpiluar një renditje të 30 skuadrave që kanë shënuar më shumë gola në 20 vitet e para të shekullit 21.
Klasifikimi dominohet nga klubet angleze, megjithatë ekipet britanike nuk janë ato më produktive. Leicester City mbyll këtë klasifikim special, me “Dhelprat” që kanë shënuar 1448 gola në më pak se 1000 sfida. Surprizë mund të cilësohet ekipi i Leeds, që gjendet i 28-ti me 1492 gola pas 1047 ndeshje, me një mesatare prej 1.43 golash për ndeshje.
Në klasifikim gjen klube që kanë shkruajtur historinë e futbollit, si Werder Bremen, Milan, Bayer Leverkusen, Dortmund, Inter dhe Roma. Kampionët e Francës, PSG, gjenden të tetit me 2033 gola të shënuar në shekullin e 21, teksa para tyre gjenden ekipe si Liverpool, Manchester United, Chelsea dhe Arsenal.
Vendi i parë i takon një spanjolleje. Fati për të pasur në gjirin e saj një futbollist si Lionel Messi e ka shndërruar Barcelonën në klubin që shënon pa pushim. Katalanasit duket se janë skuadra që e gjen më lehtë portën kundërshtare.
Këtë e tregojnë edhe statistikat, me blaugranët që kanë shënuar 2730 gola në 1193 ndeshje. Njëqind gola ndajnë Barcelonën nga Real Madrid, të cilat sidoqoftë kanë një mesatare golash shumë të ngjashme me rivalin nga La Liga. Me 2633 rrjetat e gjetura në shekullin e ri, Real ka një mesatare golash të frikshme, 2.27 për ndeshje.
RENDITJA
30.LEICESTER: 1448 gol (in 997 partite) – media: 1.45 a partita
29.SHEFFIELD UNITED: 1449 gol (in 1001 partite) – media: 1.45 a partita
28.LEEDS: 1492 gol (in 1047 partite) – media: 1.43 a partita
27.VILLARREAL: 1493 gol (in 1031 partite) – media: 1.45 a partita
26.MONACO: 1498 gol (in 967 partite) – media: 1.55 a partita
25.NAPOLI: 1505 gol (in 948 partite) – media: 1.59 a partita
24.MARSEILLE: 1509 gol (in 1002 partite) – media: 1.51 a partita
23.SCHALKE 04: 1525 gol (in 934 partite) – media: 1.63 a partita
22.WERDER BREMEN: 1575 gol (in 875 partite) – media: 1.8 a partita
21.LAZIO: 1596 gol (in 995 partite) – media: 1.60 a partita
20.ATLETICO MADRID: 1682 gol (in 1074 partite) – media: 1.57 a partita
19.MILAN: 1683 gol (in 1025 partite) – media: 1.64 a partita
18.VALENCIA: 1709 gol (in 1083 partite) – media: 1.58 a partita
17.BAYER LEVERKUSEN: 1727 gol (in 929 partite) – media: 1.86 a partita
16.DORTMUND: 1727 gol (in 921 partite) – media: 1.88 a partita
15.SEVILLA: 1764 gol (in 1077 partite) – media: 1.64 a partita
14.TOTTENHAM: 1772 gol (in 1042 partite) – media: 1.70 a partita
13.INTER: 1775 gol (in 1040 partite) – media: 1.71 a partita
12.ROMA: 1779 gol (in 1013 partite) – media: 1.76 a partita
11.JUVENTUS: 1897 gol (in 1038 partite) – media: 1.83 a partita
10.LYON: 1938 gol (in 1069 partite) – media: 1.81 a partita
9.MAN CITY: 1963 gol (in 1024 partite) – media: 1.92 a partita
8.PSG: 2033 gol (in 1077 partite) – media: 1.89 a partita
7.LIVERPOOL: 2059 gol (in 1135 partite) – media: 1.81 a partita
6.MAN UNITED: 2226 gol (in 1169 partite) – media: 1.90 a partita
5.CHELSEA: 2227 gol (in 1156 partite) – media: 1.93 a partita
4.ARSENAL: 2254 gol (in 1164 partite) – media: 1.94 a partita
3.BAYERN MUNCHEN: 2496 gol (in 1060 partite) – media: 2.35 a partita
2.REAL MADRID: 2633 gol (in 1162 partite) – media: 2.27 a partita
1.BARCELONA: 2730 gol (in 1193 partite) – media: 2.29 a partita
Megjithatë, mesatarja më e mirë i përket i Bayern Munchen, me 2.35 gola për ndeshje. Pastaj renditja është njësoj si në sasinë e golave që kanë shënuar skuadrat, të paktën në 5 vendet e para.
MESATARJA E GOLAVE PAS VITIT 2000
1.BAYERN 2,35
2.BARCELONA 2,29
3.REAL MADRID 2,27
4.ARSENAL 1,94
5.CHELSEA 1,93