MENU
klinika

Nëna: Vajza më shfrytëzohet prostitutë

Pas shfrytëzimit seksual në Krujë, një tjetër denoncim në polici!

18.07.2020 - 10:37

Rasti i 17-vjeçares Xh.Xh në Fushë-Krujë, ku ishte droguar dhe më pas shfrytëzuar si prostitutë duke e detyruar të kryente marrëdhënie seksuale me 7 persona njëherësh nuk është i vetmi që po hetohet nga prokuroria Shqiptare.

Një dosje e ngjashme me atë çfarë ka ndodhur në Fushë-Krujë, po hetohet prej fillimit të muajit qershor 2020 në Tiranë, ku një vajzë 23-vjeçare E. ka të dhëna se shfrytëzohet si prostitutë në zonën e Fushë-Krujës, Laçit dhe Shkodrës.

Vajza e cila sipas kallëzimit në polici të nënës së saj, vuan nga sëmundja e “Epilepsisë”, largohet shpesh nga shtëpia duke mos u kthyer për disa ditë me radhë. Sipas nënës, Sh. vajza e saj E. është bërë pjesë e një shoqërie jo të rregullt, të cilët e shfrytëzojnë si prostitutë. Shadija, ka treguar në kallëzimin e saj se: “….në datën 5 qershor 2020 ishin në shtëpi dhe rreth orës 24:00 të natës, vajzën e mori në telefon një shok me emrin Donal dhe me të doli për të pirë kafe. E. doli të takojë personin që e kërkoi, por ajo vetë nuk kishte lekë me vete…”.

S., thotë në dëshminë e saj se e ka telefonuar disa herë E., por kjo e fundit ja ka mbyllur telefonin. Atëherë i ka shkruar mesazh duke e pyetur se ku ishte dhe kur do vinte në shtëpi? Nga ana tjetër E. i është përgjigjur fillimisht se ishte tek “Grandi” dhe se do vinte shpejt. Por më pas i ka shkruar se ishte tek “Poligrafiku” me një shoqe dhe dy shokë të lagjes dhe se nuk kishte bateri në telefon, shkruan Shqiptarja.com.

S., tregon se në orën 7:24 të mëngjesit të datës 6 qershor 2020 ka pasur komunikimin e fundit me vajzën e saj E. Sipas S., E. ka ikur disa herë nga shtëpia dhe ka shkuar në Fushë-Krujë tek disa shokë të saj, mes të cilëve njëri quhet Armando. Sipas nënës në rastet që E. ka qëndruar në Fushë-Krujë, ajo ka qëndruar 2-3 ditë dhe ka shkuar në shtëpi, duke i treguar S. se ata personat me të cilët është shoqëruar, i kanë mbajtur telefonin celular dhe i kërkonin lekë që tia kthenin.

Fillimisht S., i ka dhënë E. disa herë lekë si 800 mijë lekë të vjetra, 500 mijë lekë të vjetra, 250 mijë lekë dhe rasti i fundit, tregon S. i ka dhënë para një jave se të bënte kallëzimin në polici, shumën prej 120 mijë lekë të vjetra. Vetë S. u ka thënë oficerëve dhe prokurorëve se ka takuar një taksist me inicialet F.S dhe së bashku me vajzën e saj E., ka shkuar në Fushë-Krujë, ku i ka dhënë shumën e lekëve që kërkonin personat.

Një veprim të tillë sipas saj e kishte kryer disa herë. S., ka shumë dyshime se vajza e saj gjatë periudhës kur mungon në banesë, shfrytëzohet si prostitutë nga shoku i saj Donaldi, Armando B. dhe Endri.I. Pas marrjes së denoncimit së nënës S., policia dhe prokuroria e Tiranës kanë njoftuar të gjitha shërbimet policore për lokalizimin dhe shoqërimin në polici të E..

Vajza 23-vjeçare është identifikuar në orën 24:00 të mesnatës së 6 qershorit 2020. Entela është shoqërua në polici dhe më pas pyetur nga oficerët ku ka deklaruar se: “…në orën 24:00 të 5 qershorit 2020 isha në banesë dhe ka bërë sikur i ka rënë zilja e telefonit dhe i ka thënë nënës “…do dal deri tek lokal “Jonart” se më telefonoi Donaldi…”. Kam dalë nga banesa dhe në orën 01:00 të datës 6 qershor jam nisur me taksi nga “Ushtari i Panjohur” për në Shkodër. Në Shkodër, ka mbërritur në orën 02:20 dhe ka zbritur në qendër të qytetit.

Aty e priste i dashuri i cili quhet Sabah.D, 28-vjeç dhe së bashku me të kam shkuar në një lokal në zonën e Shirokës. Para se të zbardhte dita kam shkuar me Sabah në hotel “Bicaj”, dhe kam qëndruar deri në orën 22:00 të mbrëmjes…”. Më tej vajza shpjegon se ka marë taksi në Shkodër dhe në Tiranë ka mbërritur në orën 23:50 tek fusha e “Ali Demit”, ku aty e ka ndaluar Patrulla e Policisë.

“…unë jam larguar dhe herë të tjera nga shtëpia dhe kam shkuar në Shkodër, në Fushë-Krujë, në Lushnjë, Prrenjas dhe Laç. Në Shkodër kam qëndruar 3 apo 4 netë, në Laç kam shkuar brenda ditës në Fushë-Krujë, kam qëndruar rreth një javë, në Lushnjë 3-4 ditë dhe për këto lëvizje ka njoftuar nënën e saj.

Ndërsa për lekët që ja ka paguar disa personave në Fushë-Krujë, E. u ka pohuar policëve se ka thyer një xham në ambientet e një lokali dhe për këtë veprim është detyruar ta paguajë dëmin e krijuar, por nuk kujtonte se sa lekë kishte paguar.