MENU
klinika

Do mbeteni pa fjalë!

Dhimbje menstruale? Si ndikon seksi në…

09.10.2018 - 16:07

Sipas Kongresit Amerikan të Obstetërve dhe Gjinekologëve, shumica e grave kanë disa “siklete” gjatë periudhës së menstruacioneve dhe më shumë se gjysma kanë dhimbje për një ose dy ditë çdo muaj.

Dhimbja menstruale që është aq e fortë sa që iu mban larg nga aktivitetet tuaja normale njihet si “dysmenorrhea”.

Në shumicën e rasteve ajo mund të trajtohet.

Simptomat e mundshme të dismenoresë përfshijnë dhimbje në pjesën e poshtme të barkut ose në pjesën e poshtme të shpinës, një ndjenjë “rëndese” në kofshët e brendshme, diarre, nauze, te vjellja, dhimbje koke dhe marramendje.

Dhimbja gjatë ciklit menstrual apo edhe para tij zënë vendin e parë në mungesat e shkollave dhe në punë te femrat me moshë deri 20 vjeç.

Në përgjithësi, gratë me cikël menstrual të dhimbshëm nuk kanë nevojë të shmangin seksin.

Në fakt, orgazmat mund të lehtësojnë dhimbjen menstruale te disa gra. Megjithatë, mund të ketë arsye specifike për një individ të caktuar që mund të këshillohet për të shmangur seksin, prandaj konsultohuni me mjekun tuaj nëse keni pyetje.

Ndër shkaqet e tjera që mund të shkaktojnë menstruacione të dhimbshme është endometrioza, tumoret beninje të uterusit si fibromiomat ose edhe tumoret malinje.

Ndaj duhet që të bëhet një konsultë me mjekun për të qartësuar shkakun e dhimbjes gjatë ciklit menstrual.

Kongresi Amerikan i Obstetërve dhe Gjinekologëve rekomandon vizitën e mjekut nëse keni dhimbje të menstruacioneve të rënda ose dhimbje që zgjasin më shumë se dy ose tre ditë.

Ju gjithashtu duhet të vizitoni një mjek nëse keni ethe, hemorragji të pazakonshme, ose rritje të hemorragjisë vaginale, nëse keni vonesë prej më shumë se një jave të periodave ose nëse dhimbja juaj ndodh në kohë të ndryshme nga menstruacionet.

Telefononi mjekun tuaj nëse keni simptoma të tjera së bashku me dhimbjen.

Gratë që pijnë duhan apo alkool kanë më shumë gjasa të përjetojnë dhimbje menstruale ose dhimbje të zgjatur. Ato gjithashtu kanë më shumë gjasa të përjetojnë këto dhimbje nëse u kanë filluar periodat e para në moshë të re (më pak se 11 vjeç), ose nëse periodat e tyre menstruale zgjasin pesë ditë apo më shumë.

Sipas Kongresit Amerikan të Obstetërve dhe Gjinekologëve, akupresioni dhe akupunktura mund të ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve menstruale, por ato nuk mund t’i parandalojnë.

Gjithashtu, Tiamina (vitamina B1) mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve menstruale, megjithëse nuk mund ta parandalojë atë.

Ajo mund të gjendet te drithërat, fasulet, arrat dhe mishi. Vitamina B6 dhe shtojcat e kalciumit apo magnezit gjithashtu mund të jenë të dobishme.

Meditimi, yoga, dhe teknikat e tjera të relaksimit dhe stresit mund të ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve menstruale.

Ushtrimet dhe gjumi i mjaftueshëm gjithashtu mund të jenë të dobishme.

Medikamente të tilla si Ibuprofeni dhe Naproxeni, janë në dispozicion për t’u përdorur kundër dhimbjeve menstruale. Ato veprojnë më mirë nëse filloni t’i merrni sapo të shfaqen simptomat.

Pilulat e kontrollit të lindjes dhe metodat e tjera të kontracepsionit hormonal ndihmojnë në kontrollin e rritjes së shtresës së mitrës, kështu që prodhohet prostaglandin më pak; më pak prostaglandin do të thotë më pak kontraktime dhe më pak dhimbje.

Shumë gra kanë perioda më pak të dhimbshme pas lindjes së fëmijës, ose me kalimin e moshës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN