MENU
klinika

Serie A, Java 34

CR7 shkruan historinë, Juventus prek titullin

20.07.2020 - 22:44

Juventus është rikthyer te fitorja pas 3 ndeshjeve dhe tashmë titulli duket shumë pranë, ose më saktë një fitore dhe 1 barazim, kur mbeten edhe 4 javë nga Serie A. Bardhezinjtë fituan 2-1 ndaj Lazios, me Ronaldon që vendos rekorde.

Pjesa e parë ka përfunduar pa gola, edhe pse vendasit dominuan. Ka nisur me gol pjesa e dytë. “Zonja” gjen avantazhin ndaj Lazios me një penallti (prekje me dorë e Bastos) të fituar dhe më pas realizuar nga Cristiano Ronaldo.

Më pas ka marrë edhe asist perfekt nga Dybala, duke realizuar dopietën që e çon 30 gola në Serie A. CR7 shkroi historinë dhe vendosi rekordin e radhës. Portugezi është bërë i pari futbollist në planet që shënon të paktën 50 gola në Serie A, La Liga dhe Premier League.

Në total janë 734 gola në karrierë për pesë herë tuesin e Topit të Artë, që tani synon të arrijë Muller më 735 gola në karrierë dhe në vend të pestë të renditjes së përgjithshme historike. Gjithashtu, Ronaldo ka shënuar për të paktën 30 gola në një sezon në 3 ligat kryesore, si askush tjetër.

Megjithatë, rivali për “Këpucën e Artë”, Immobile, ngushtoi në 83’ në 2-1 me penallti dhe shkon po 30 gola, aq sa Ronaldo. Ndeshja pati edhe dy shtylla në total, por mbyllet me fitoren e Juventus, që vë njërën dorë te titulli.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN