MENU
klinika

Serie A, Java 34

Përmbys Napoli, mësohet verdikti i parë

19.07.2020 - 20:36

Kur mbeten edhe 4 javë deri në fund të Serie A, është mësuar verdikti i parë i sezonit. Pas fitores 2-1 të Brescias ndaj SPAL, ky i fundit është zyrtarisht i rënë në Serie B. Në fakt, edhe Brescia drejt asaj rruge është, vetëm matematika e mban në lojë.

Ndeshja e vërtetë e mbijetesës ishte mes Genoa-s dhe Lecce-s. Vendasit fituan 2-1 dhe tashmë janë 4 pikë para jugorëve. Megjithatë, duke parë që javës tjetër Genoa luan derbin me Sampdorian, ndërsa Lecce pret Brescian, gjithcka mund të hapet sërish.

Napoli fitoi në limitet e ndeshjen 2-1 në shtëpi ndaj Udineses. Një sukses që erdhi me përmbysje për të kaltrit. Milik në pjesën e parë dhe Politano në 95’ përmbysën golin e miqve të realizuar nga De Paul në 22’.

Elseid Hysaj sërish titullar për 90 minuta për Napolin. Napoli rikthehet në vendin e gjashtë, por gjithsesi, e ka siguruar Europën përmes fitimit të Kupës së Italisë. Fiorentina fitoi 2-0 ndaj Torinos, ndërsa më herët Parma humbi 2-3 ndaj Sampdorias.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN