MENU
klinika

Dorëheqjet e dyshimta

Gjyqtarët dhe prokurorët në panik nga Vettingu

21.07.2020 - 15:38

Që prej nisjes së procesit të Vettingut dhe deri më sot, janë dorëhequr nga sistemi i drejtësisë 17 gjyqtarë, 4 prokurorë si dhe 4 ndihmës ligjorë. Pa llogaritur këtu dorëheqjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë dalë në pension.

I fundit i dorëhequr nga drejtësia në një një kohë që pritej të përballej me Vettingun është gjyqtari i Apelit të Tiranës Gjin Gjoni. Kërkesa e tij pritet të shqyrtohet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Gjoni, një emër mjaft i lakuar në kriterin e pasurisë e arsyeton dorëheqjen me pretendimin se po bëhet Vetting me dy standarde. Në fakt një pretendim të tillë e kanë përdorur edhe kolegë te tij, ndërkohë që dyshohet se vendimi për tu dorëhequr është bërë për shkak se nuk justifikojnë pasurinë apo të kaluarën profesionale.

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka të gjithë detyrimin ligjor që të hetojë jo vetëm gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga Vettingu, por edhe ata që kanë shpejtuar të dorëhiqen, pasi u ka dalë emri në listën e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Çfarë fshihet pas dorëheqjes?

Për gjyqtarët dhe prokurorët e dorëhequr është ndërprerë procesi i Vettingut. Dhe nëse ata kërkojnë të rikthehen sërish në sistemin e drejtësisë, nuk do të kalojnë në filtra si kolegët e tyre.

Kjo për arsye se ligji për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, i cili saktëson mënyrën e emërimit të ish-gjyqtarëve dhe ish-prokurorëve në drejtësinë e re, nuk parashikon kontrollin e pasurive dhe figurës për ish-gjyqtarët që duan të rikthehen në sistem.

“Brenda afatit dyjavor, nga data e publikimit të listës së të diplomuarve, ish-gjyqtarët dhe ish-prokurorët mund të kandidojnë për t’u riemëruar, pas marrjes së ftesës, në përputhje me përcaktimet në pikën 1, të nenit 39, të ligjit për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Rikthimin në sistemin e drejtësisë e ka synuar dhe ish gjyqtarja e Gjykatës së Lartë Arjana Fullani, e cila ankimor, vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit pranë Kolegjit të Posacëm të Apelimit.

KPK, me vendimin e saj e ndalonte Fullanit, që të rikthehej pas 15 vitesh në sistemin e drejtësisë sic kërkonte ajo.

Të dorëhequrit e “dosjeve të nxehta”

Pothuajse të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët e dorëhequr kanë hetuar dhe gjykuar dosje të nxehta, kua janë lakuar emra të njohur të politikës dhe të botës së krimit.

Ish anëtari i Gjykatës së Lartë, Aleksandër Muskaj, njihet si gjyqtari që pushoi cështjen ndaj ish Ministrit të Transporteve Lulzim Basha, për aferën e rrugës së Kombit. Edhe ish gjyqtari i Kushtetueses Besnik Imeraj, ka kaluar në duar të njëjtën dosjen e Bashës.

Një tjetër i dorëhequr që ka gjykuar cështje të ndjeshme për opinionin public është ish gjyqtari i Apelit Agim Bendo. Ky i fundit ka qenë pjesë e trupës gjykuese në çështjen, “21 janarii”. Ndërsa procese të tjera të gjykuara nga Bendo janë dosja e “Hakmarrja për Drejtësi”, si dhe ka qenë anëtar i trupit gjykues në çështjen e Bankës së Shqipërisë

Risjellim në vëmendje se Bendo e ka dhënë dorëheqjen në prag të Vettingut, ndërkohë që verifikimet për të kishiun nisur që gjatë muajit shtator të vitit 2018, dhe në muajin dhjetor pot ë të njëjtit vit do të dilte para KPK.

Në listën e të dorëhequrve është edhe ish ish drejtuesi i prokurorisë së Elbasanit Ardian Nezha, i cili ndryshe njihet edhe si prokurori i cili kërkoi dënim me burg përjetë për Dritan Dajtin dhe jep dorëheqjen.
Më poshtë po sjellim emrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve që janë dorëhequr në prag Vettingu.

Emrat
1 Arjana Fullani, anëtare në Gjykatën e Lartë
2. Aleksandër Muskaj, anëtar i Gjykatës së Lartë
3. Mirela Fana, anëtare e Gjykatës së Lartë
4. Andi Çelikut, anëtar i Gjykatës së Lartë.
5. Evelina Qirjako, anëtare e Gjykatës së Lartë
6. Guxim Zenelaj anëtar i Gjykatës së Lartë
7. Besnik Imeraj, anëtar i Kushtetueses.
8. Vladimir Kristo, anëtar i Kushtetueses.
9. Sokol Berberi, anëtar i Kushtetueses.
10.Petrit Fusha, ish-kryeprokuror i Tiranës.
11. Sulejman Tola, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Krujë.
12. Ilir Çeliku, gjyqtar Apeli Vlorë.
13. Brunilda Kasmi, gjyqtare
14. Merita Xhani, gjyqtare
15. Ilir Pashaj, gjyqtar Elbasan.
16. Metush Saraçi, kryegjyqtar i Apelit në Tiranë
17. Genci Sinjari, kryetar i Administratives Durrës
18. Agim Bendo, gjyqtar iu Gjykatës së Apelit në Tiranë
19.Ardian Nezha, Prokuror në Elbasan
20. Njazi Seferi, Prokuroria për Krime të Rënda
21.Gjin Gjoni, Gjykata e Apelit në Tiranë,
22. Erlindi Basha, ndihmës ligjor
23. Eritan Shehu, ndihmëse ligjore
24.Adnand Berdica, ndihmës ligjor
25. Etleva Sherifi, ndihmëse ligjore

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN