MENU
klinika

Lajm i mirë për të gjithë adhuruesit!

Rikthehet me një sezon të ri “La Casa de Papel”

21.07.2020 - 18:19

“Money Heist” ose i njohur më së shumti si “La Casa De Papel”, është seriali spanjoll i cili ka pasur një sukses të madh ndërkombëtar falë Netflix.

Fansa nga e gjithë bota presin me padurim pjesë të reja nga seriali, i cili as këtë herë nuk i zhgënjeu shikuesit e tij.

“La Casa De Papel” po bëhet gati për një sezon të pestë, ndërsa xhirimet kanë nisur.

Ka qenë aktori në rolin e “Profesorit”, Alvaro Morte, i cili ka konfirmuar lajmin e rikthimit në llogarinë e tij në Instagram.

Ai ka ndarë një foto nga prapaskenat e xhirimeve, ndërsa krahas saj shkruan:

“U riktheva! Profesori u rikthye!”, duke gëzuar fansat e këtij seriali.

 

View this post on Instagram

 

I’m back. The Professor is back. @netflixes @netflix @vancouvermedia_

A post shared by Álvaro Morte (@alvaromorte) on

Prej kohësh po përflitej se sezoni i pestë i “La Casa De Papel” do të vinte shumë vonë në ekran për shkak të emergjencës Covid-19.

Madje, aktorja në rolin e inspektores Murrilo, Itziar Ituno, konfirmoi më herët se ishte infektuar me koronavirus.

Aktorja qëndroi dy javë në karantinë dhe arriti ta mposhtë virusin.

Përsa i përket këtij sezoni të ri, ende nuk ka një datë se kur do të lançohet për publikun, megjithatë pritet të mos vonojë shumë.