MENU
klinika

Fluks turistësh

Kalaja e Beratit e rëndësishme në çdo kohë

09.10.2018 - 10:54

Një nga atraksionet më të rëndësishme në Shqipëri është në kalaja e Beratit. Janë të shumtë vizitorët që e vizitojnë këtë kala si turistë të vendit edhe të huaj. Ajo ndodhet mbi lumin Osum të qytetit turistik të Beratit dhe një nga pikat më të lakmuara për turistët.

Sipas të dhënave që janë të publikuara nga Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Berat. Sipas specialistëve tregojnë se këto të dhëna shprehin më së miri interesin në rritje për turizmin dhe trashëgiminë kulturore shqiptare.

Në fund të sezonit turistik për muajin shtator ka shënuar shifrën prej 15,548 vizitorë, duke e çuar numrin e vizitorëve për periudhën janar – shtator 2018 në 110,481 vizitorë vendas dhe të huaj.

“Krahasuar më të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kemi rreth 49,500 vizitorë në total nga këta 22.000 kanë qenë turistë të huaj”, raporton në faqen e saj DRKK Berat. Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Berat pak ditë më parë bënte të ditur se po vijon puna në muret e kullave të kalasë së Beratit.

Kalaja e Beratit është një nga monumentet më të mëdha historike të Ballkanit, një fortesë e madhe që sundon mbi lumin Osum. Ajo ka një histori të pasur dhe ndodhet në pikën më të lartë të qendrës historike dhe është nga të paktat monumente të periudhës mesjetare në Shqipëri që vazhdon edhe sot të ketë një jetë intensive brenda mureve të saj. Nga romakët në antikitet u quajt edhe ‘Albanorum oppidium’. Në kala ndodhen disa kisha, Sarajet turke, rrënojat e dy xhamive, sternat e ujit të quajtura Saranxha, sheshi i Sallabandës, sheshi i quajtur fusha e madhe etj.

Muret e kësaj kalaje kanë një perimetër prej 1400 m brinja lindore e këtij trekëndëshi është e gjatë 620 m ndërsa dy tjerat janë të barabarta dhe janë të gjata 410 m.

Të ndërtuara këto nga Despoti i Epirit Mihal I Porta me monogramin në formë kryqi me inicialet M.K. edhe sot ruan po këtë emër “Porta e Mihal Komnenit”.

Për vetë faktin që ka qënë një nga kalatë më të rëndësishme ka pasur dhe sigurinë më të madhe për të. Kjo ja shton historikun dhe interesin e saj për ta vizituar dhe turistët që gjithmonë e shtohen tregon se ajo ngelet një nga pikat më strategjike të Ballkanit, po tashmë për turizmin kulturor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Pasurohet oferta turistike e qytetit

Hap dyert Muzeu Etnografik i Kavajës

Nga Athina në Rumani e kthimi në atdhe

Jeta e trazuar e Lasgush Poradecit!

Të lexosh do të thotë të jetosh, të zbulosh, të rritesh

Nis Panairi i Librit 2024