MENU
klinika

Ambasadori marrëveshjen me Voltana Ademin

Katari zgjeron investimet në Shkodër

23.07.2020 - 11:57

Ambasadori i Katarit Ali bin Hamad Al Marri ka zhvilluar një vizitë në Shkodër ditën e sotme.

Ai u prit nga kryetarja e Bashkisë se Shkodrës Voltana Ademi, e cila pasi i uroi mireseardhjen, ka falenderuar ambasadorin dhe përmes tij shtetin e Katarit, për kontributin e vazhdueshëm të shtrirë në vite edhe për Shkodrën. Ademi ka shprehur gatishmërinë për vazhdimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në sektorë të rëndësishëm si arsimi, mbështetja e shtresave në nevojë, përmirësimi i furnizimit me ujë të pijshëm etj.

Nga ana e tij, ambasadori Ali bin Hamad Al Marri ka falenderuar për mikpritjen dhe ka vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm me Bashkinë e Shkodrës. Ai është shprehur i gatshëm për të intensifikuar bashkëpunimin, me synim rritjen e investimeve nga Katari në Shkodër.

Gjatë takimit, është nënshkruar një marrëveshje për ndërtimin e 35 puseve në territorin e Bashkisë së Shkodrës, një hap i parë për përmirësimin e furnizimit me ujë në disa zona.

Marrëveshja është nënshkruar nga nënkryetari i Bashkisë së Shkodrës Arben Gjuraj dhe drejtori i Shoqatës “Qatar Charity” Shawki Abou Seif. Nga kjo marrëveshje, do të përfitojnë banorët në njësitë administrative Rrethina, Guri i Zi, Ana e Malit, Velipojë, Dajç, Postribë dhe Berdicë.