MENU

Deklarata

“Do kemi situata të nxehta”, çfarë po paralajmëron Voltana Ademi?

20.07.2019 - 20:13

Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi, e ftuar në “Kjo Javë” është shprehur se do të ketë sërish siituata të nxehta.

Ademi foli për situatën politike, në një kohë kur opozita ka deklaruar se nuk i njeh zgjedhjet e 30 qershorit.

Ndër të tjera ajo paralajmëroi se do të ketë situata të nxehta.

Është një çështje që vijon të rëndohet. Do të kemi sërish situata të nxehta me sa duket. Do të shohim prapë, duket se nuk e kemi arritur fundin. Janë mesazhe të forta ato që kanë dhënë njerëzit, e do të na mbajnë në këtë ‘luftë“, tha Ademi.

Ne e kemi dëgjuar me shumë vëmendje raportin paraprak të 30 qershorit, e kujtoj edhe këtu që një ndër shënimet që ata bëjnë, është që ne duhet të gjejmë zgjidhje brenda institucioneveve, dhe në këtë rast duhet të shohim gjithnjë mundësinë për dritë në fund të tunelit.

Në këtë rast është kushtetuesja që mund ta bëjë këtë.

Për momentin ne nuk e kemi funksionale, por pas diskutimeve, është i vetmi institucion që mund të çojë në zgjidhjen”, theksoi ajo.