MENU
klinika

Ministria e Financave tregon çfarë do falet, ç’duhet të dini!

Gjobë se nuk kishit paguar këstet e Tatimit mbi Fitimin?

23.07.2020 - 14:55

Falen të gjitha gjobat që janë vendosur gjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore për shkak të Covid-19, për mospagim të kësteve paraprake të Tatimit mbi Fitimin.

Lajmin e bën me dije në një postim në rrjetet sociale ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj.

“Të gjitha subjektet që kanë marrë një penalitet për shkak të mospagimit në afat të kësteve të Tatimit mbi Fitimin dhe e kanë paguar atë, do të mund të përdorin këtë shumë për detyrime tatimore të mëvonshme”, tha ministrja.

POSTIMI I PLOTE

Hiqen gjobat për mospagim të kësteve paraprake të Tatimit mbi Fitimin për shkak të pandemisë COVID – 19

Njoftojmë të gjithë sipërmarrësit dhe bizneset në vend, se në kuadër të masave të marra nga Qeveria Shqiptare për lehtësimin e veprimtarisë ekonomike:

Anulohen gjobat e vendosura për shkak të mospagimit në afat të kësteve paraprake të Tatimit mbi Fitimin për 3-mujorin e parë të vitit 2020, të reflektuara në periudhën e gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

Të gjitha subjektet që kanë marrë një penalitet për shkak të mospagimit në afat të kësteve të Tatimit mbi Fitimin dhe e kanë paguar atë, do të mund të përdorin këtë shumë për detyrime tatimore të mëvonshme.

Administrata Tatimore do të vijojë njoftimet përmes llogarive të deklarimit elektronik e-Filing.

Strukturat e apelimit pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë do të trajtojnë me prioritet penalitetet për deklarim dhe pagesë me vonesë të detyrimeve të tjera tatimore.

MFE mbetet e angazhuar për të mbështetur biznesin në tejkalimin sa më të shpejtë të kësaj periudhë të vështirë pandemie me qëllim rimëkëmbjen e ekonomisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kush përfiton dhe dokumentet që kërkohen

COVID-19/ Hyn në fuqi paketa e ndihmës për bizneset