24.07.2020 - 11:01
Mesazhi i Metës:
Kënaqësi të prisja sot Ambasadorët e Delegacionit të BE, të vendeve anëtare dhe të Mbretërisë së Bashkuar të aktedituar në Tiranë.
I sigurova se do të dekretoj menjëherë ndryshimet e Kodit Zgjedhor në respekt të Marrëveshjes konsensuale të 5 qershorit.
Theksova rëndësinë e vazhdimit të punës së Këshillit Politik vetëm në frymën e konsensusit dhe gjithëpërfshirjes.
I njoha me pozicionin tim të qartë se çdo prekje e njëanshme e Kushtetutës do të konsiderohet si akt i papranueshëm që synon të asgjesojë shtetin e së drejtës, demokracinë dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë. ????
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
"Nuk duhet të ndodhi më"
‘Dita Ndërkombëtare e Holokaustit’/ Meta: Krenar që Shqipëria i strehoi
Presidenti i 'dashuruar' me tifozët