MENU
klinika

"...bibliotekat janë faltoret e botës!"

“Libri është zemra që rreh vetëm në kraharorin e tjetrit…”

23.07.2020 - 06:33

“Objekti të cilin e quajmë libër nuk është libri i vërtetë, por potenciali i tij, si një notë muzikore apo farë.”

“Të mësosh se si të jesh një lexues i mirë është ajo çfarë të bën një shkrimtar,” e mrekullueshmja Zadie Smith i tha audiencës në Festival vjetor të 15 të New Yorker një mbrëmje të së martës, duke i bërë jehonë pohimit të Susan Sontag që një shkrim frytdhënës lind nga leximi frytdhënës, marrë nga “book-drunken life”.

”Marrëdhënia ndërmjet leximit dhe shkrimit është lavdëruar në forma aq poetike sa letra e Kafkës mbi qëllimin e librave dhe aq të bazuara skencërisht sa puna e psikologut të Harvardit Steven Pinker, por zor se se e ka shprehur dikush më mrekullisht sesa eseistja më i madhe e kohës sonë, Rebecca Solnit.

Në esenë e katërt nga trembëdhjetë esetë e mrekullueshme që janë gjithsej në libër, të titulluar “Flight,” Solnit shkruan:

“Si shumë të tjerë që bëhen shkrimtarë, unë humbisja nëpër libra kur isha shumë e re, zhdukesha në to sikur dikush që po vrapon nëpër pyll. Ndonjëherë mendoj se testi nuk është aq shumë talent, që nuk është aq i rrallë sa mendojnë njerëzit, por qëllim ose prirje, që manifestohet pjesërisht si aftësia për të duruar vetminë e madhe dhe të vazhdosh të punosh.

Përpara se shkrimtarët të jenë shkrimtarë ata janë lexues, duke jetuar librat, përmes librave, në jetët e të tjerëve që janë gjithashtu krerët e të tjerëve, në atë akt që është sa intim edhe i vetëm.

Solnit tregon se, si një fëmijë, ajo “ndërmori vendbanim imagjinar për disa vite” në “Kronikat e Narnias” të C.S. Lewis- një nga librat më të dashur për fëmijë të të gjitha kohërave, kërkesa e përhershme e të cilit është, mbase në mënyrë paradoksale, një testament i vetë pohimit të Lewis se nuk ka gjë më të mirë se të shkruarit “për fëmijët”.

Me të vërtetë, Solnit mbështet idenë e Lewis saktësisht, në mënyrë elegante, duke parë në klasikën e tij, si zakonisht në librat për fëmijë, një kuti prej rëre për intimitetin e vetmuar që kërkon i gjithë leximi:

“Këto akte të zhdukjes janë elemente kryesore në librat për fëmijë, të cilët zakonisht tregojnë për aventura që janë magjike sepse ata udhëtojnë ndërmjet niveleve dhe llojeve të realitetit, dhe kalimi është shpesh një inciativë në pushtet dhe në përgjegjësi.

Ata janë në një kuptim alegori për aktin e leximit, të hyrit në botën imagjinare, dhe pastaj prej mënyrës se si bota në të cilën jetojmë aktualisht është e krijuar nga histori, imagjinata, besime kolektive, të gjitha shtojcat jomateriale që i quajmë ideologji dhe kulturë, figurat që i imagjinojmë gjatë gjithë kohës.

Duket pothuajse vulgare të zhveshësh shkrimin e Solnit nga mbulesa e saj lirike, për të nxjerrë vetëm urtësinë e universeve të saj, në të cilët ajo arrin nëpërmjet vëzhgimit të ndërlikuar të të dhënave – kujtimeve të kujdesshme të fëmijëve, të zgjedhura nga anektoda alegorike. Kështu paralajmërimëron që duhet të lexohet komplet eseja e saj, madje dhe e gjithë antologjia, për të gllabëruar plotësisht frytet e mendjes së saj të jashtëzakonshme, megjithatë unë i rikthehem artikulimit rë saj mjeshtëror të universales:

“Objekti të cilin e quajmë libër nuk është libri i vërtetë, por potenciali i tij, si një pikë muzikore apo farë. Ai ekziston plotësisht vetëm në aktin e të lexuarit; dhe shtëpia e tij e vërtetë është brenda kokës së lexuesit, ku simfonia ndjehet, ku fara mbin. Libri është zemra që rreh vetëm në kraharorin e tjetrit.

Fëmija që isha dikur lexonte vazhdimisht dhe rrallë fliste, sepse ishte ambivalente mbi meritat e komunikimit, mbi rreziqet e të qënit e tallur e dënuar apo e pambrojtur. Ideja e të qënit e kuptueshme dhe e inkurajuar, e të njohurit të vetes tek tjetri, e pohimit, e kishte pushtuar dhe as nuk e kishte idenë se kishte diçka për t’u dhënë të tjerëve.

Kështu ajo lexoi, duke marrë sasi të mëdha fjalësh, një roman fëmijësh dhe pastaj të rriturish në ditë për disa vite, shtatë libra në javë apo dicka e tillë, duke u zhytur në libra, duke agjëruar në fjalim, duke mbajtur grumbuj librash nga biblioteka në shtëpi.

Mbi bibliotekat, ajo shkruan:

“Bibliotekat janë faltoret e botës”

Në një pikëpamje poetike ndaj Susan Sontag, e cila lexoi nga tetë deri në dhjetë orë në ditë për pjesën më të madhe të jetës së saj dhe të cilën dikush e vuri re se “dikush nuk mbetet kurrë aq vetëm sa për të shkruar,” Solnit merr në konsideratë një aspekt tjetër të marrëdhënies ndërmjet shkrimit dhe qetësisë së vetmisë:

“Të shkruash është ti thuash askujt dhe çdokujt gjërat që nuk mundesh t’ia thuash dikujt. Ose më mirë të shkruarit është t’i thuash askujt që eventualisht mund të jetë lexuesi ato gjëra të cilat nuk është dikush për t’ia thënë ato.

Çështje që janë kaq delikate, kaq personale, kaq të panjohura të cilat nuk mund ta mendoj që t’ua them njerëzve të afërt. Çdo herë në pak kohë përpiqem t’i them me zë të lartë dhe shoh që ajo që kthehet në melasë në gojën time apo bie në veshin e tyre mund të shkruhet për të huajt.

E thënë për komplet të huaj në qetësinë e shkrimit i cili rikuperohet dhe dëgjohet në vetminë e leximit.

A është vetmia e ndarë e të shkruajturit, a është ajo që ne të gjithë veçohemi në një vend më të thellë sesa shoqëria, madje edhe shoqërisë prej dy personash? A dështon gjuha aty ku gishtat arrijnë suskes, në tregimin e të vërtetës aq gjatë dhe me nuanca saqë nuk mund të thuhen me zë.

Unë fillova në heshtje, duke shkruar me aq qetësi sa kisha lexuar, dhe me kalimin e kohës njerëzit lexuan disa nga ajo që kisha shkruar, dhe disa nga lexuesit hynë boten time ose më tërhëqen në të tyren. Fillova në qetësi dhe udhëtova derisa arrita tek një zë që u dëgjua larg – në fillim zëri i heshtur që vetëm mund të lexohet, dhe më pas m’u kërkua të flisja dhe të lexoja me zë.

Kur fillova të lexoj me zë, një tjetër zë, një të cilin me vështirësi e njoha, doli nga goja ime.

Mbase ishte më i relaksuar, sepse të shkruarit është të flasësh me askënd, dhe madje kur i lexon një turme, je akoma duke biseduar me mungesën, me të largëten, të palindurën akoma, të panjohurën, dhe të shkuaren për të cilën shkrimtarët shkruajnë, turmën e të munguarit i cili rri pezull rreth tavolinës.