MENU
klinika

Mozzik flet për ndarjen nga Loredana

“Hana do të rritet dhe do e kuptojë, jeta vazhdon”

24.07.2020 - 18:46

Ndarja e Mozzik nga Loredana ka qenë një nga ngjarjet më të komentuara në mediat rozë. Dy këngëtarët, të cilët kanë edhe një vajzë,Hana janë përfolur disa herë për rikthim, por Mozzik e ka hedhur poshtë këtë mundësi duke thënë se çdo gjë mes tyre ka marrë fund dhe se e vetmja gjë që i lidh është vajza e tyre.

Gjatë një interviste në emisionin “Sonte”, reperi u shpreh se nuk i vjen turp të flasë për këtë temë dhe se nuk ndihet fajtor për asnjë vendim që ka marrë në jetë.

Duke mos dashur tregojë një arsye për ndarjen, ai tha se ishin shumë gjëra që e çuan drejt këtij vendimi, që sipas tij ishte i duhuri për të dhe Loredanën.

“Jam tip që nuk më vjen turp të flas për këtë temë sepse e dinë të gjithë. Fajtor nuk ndihem për asnjë vendim që kam marrë. Jam krenar që pas çdo vendimi që kam marrë i kam qëndruar besnik. Ajo është nëna e vajzës sime, unë jam babai i vajzës së saj dhe fajtor nuk ndihem për asnjë vendim që kam marrë. Hana do rritet dhe do e kuptojë. Do ia tregojmë në mënyrën më të lehtë që babi është i mirë. Jam i ri, 24-vjeç dhe kam karakter të paluhatshëm.
Ndërsa shtoi se në jetën e tij ende nuk ka një femër tjetër, por që jeta vazhdon për të.