Nëse Inter nuk do të kishte gabuar në dy ndeshje në shtëpi, sot do të ishte para Juventus. Zikaltrit janë më të mirët në transfertë në Serie A, teksa edhe sonte fituan 3-0 në fushën e Genoa-s, duke u afruar 4 pikë me kreun, teksa mbeten edhe 2 javë.
Ndeshja është zhbllokuar në minutën e 34-t. Zikaltrit e Antonio Conte-s kanë shënuar me Romelu Lukaku-n. Belgu i Inter-it ka marrë përpara mbrojtësin që e mbulonte dhe ka dërguar topin në rrjetë me kokë. 0-1 mbyllet pjesa e parë.
Goditjen e dytë vendasve do t’ua jepte Alexis Sanchez në minutën e 83-të. Por nuk do të mbaronte këtu, pasi Lukaku në minutën e tretë shtesë shënon të dytin personal dhe të tretin për ekipin. Inter i dyti, ndërsa Genoa rrezikon, sidomos po fitoi Lecce.