MENU
klinika

Serie A, Java 36

Milan-Atalanta në paqe, mbeten të pathyeshëm

24.07.2020 - 22:45

Ndeshja e parë e javës 36 në Serie A është mbyllur në barazim 1-1. Milan-Atalanta nuk ka pasur fitues në përballjen mes dy skuadrave më në formë të Serie A pas rifillimit të kampionatit, por gjithsesi, mbeten të pathyeshme.

Kanë qenë kuqezinjtë që kanë zhbllokuar takimin me një goditje dënimi magjike të Calhanoglu, i cili e ka festuar në mënyrën e duhur ndeshjen e tij numër 100 me kuqezinjtë në Serinë A. Zikaltrit kanë pasur mundësinë të barazojnë në minutën e 26-të pas një penalltie të shkaktuar nga Biglia, por gjuajtja e Mlinovsky-t është ndalur nga Donnarumma.

Portieri i Milan-it nuk ka mundur të bëjë asgjë tetë minuta më mbrapa, kur Duvan Zapata ka shënuar golin e barazimit për ekipin e Gasperinit. Kjo ka qenë ndeshja e 24-t radhazi në Serie A që Atalanta ka shënuar gol, një rekord i ri për bergamaskët në historinë e kategorisë kryesore të futbollit italian.