Greqia do të shtyjë lejen e posaçme për punonjësit sezonal deri në datë 31 dhjetor të këtij viti. Drejtoritë e emigracionit janë urdhëruar të pranojnë aplikime për punonjësit sezonal deri në datë 31 dhjetor të 2020-ës.
Në qarkoret që i janë dërguar drejtorive të posaçme sqarohet se procedura për aplikim mbetet e pandryshuar, dhe kushdo punëdhënës që dëshiron të punësojë emigrant nga vendet e treta në sektorin e bujqësisë mund të kryej një aplikim pranë zyrave të decentralizuara të emigracionit në prefekturën e zonës që banon bën me dije Top Channel.
Kriteret :
1-Të plotësojë një deklaratë përgjegjësie për punëdhenësin, me detyrimin e gjetjes se banesës
2-Ta ketë të siguruar të paktën 20 ditë në 3 muajt e ardhshëm,
3-Të paguajë një taksë legalizimi 100 euro për punonjës
4-Sigurojë kushtet e jetesës për punonjësin sezonal
Procedura kryhet 48 orëve nga dita e dorëzimit të dokumentave.
Shtyrja e afatit të aplikimit do të bëjë të mundur hapjen e tregut të punës për mijra shqipëtarë të cilët duan të shkojnë për punësim sezonal në Greqi.