Disa javë më parë, aktorja dhe moderatorja Rudina Dembacaj dha lajmin e hidhur se babai i saj u nda nga jeta. Me anë të postimeve të ndryshme, Rudina e kishte shfaqur gjithmonë marrëdhënien e ngushtë me të atin dhe së fundmi po kalonte momente shumë të vështira.
Ajo tregoi në rrjetet sociale momentet e vështira pranë tij, por dhe dashurinë e madhe për të. Së fundmi me anë të një postimi në ‘Instastory’, Rudina ka treguar dhe se sa shumë i mungon ai.
“Më mungon heroi im”, ka shkruar Rudina krah fotos ku duket se i ka duart e bashkuara me të atin.
“Vetëm me kujtimet me ty do kaloj shumë net duke rrëfyer Vikit dhe Hanes”- shkruan moderatoja në një foto tjetër, ku babai i saj shfaqet me vajzën e saj dhe mbesën.
Këto ditë duhet të jenë mjaft të vështira për Dembacaj, megjithatë me siguri ajo ka mbështetjen e gjithë njerëzve të dashur, të cilët janë duke i qëndruar pranë.