MENU
klinika

Bastet e favorizojnë për titullin nr.10

Shifrat e Juves kampione, sa Inter e Milan bashkë

27.07.2020 - 13:05

Për herë të nëntë radhazi Juventus është kampion i Italisë. Bardhezinjtë bënë detyrën në shtëpi, teksa mposhtën 2-0 Sampdorian dhe dy javë nga fundi arrijnë të bëjnë të tyrin skudeton. Një rekord absolut ky për “Zonjën e Vjetër”, ku protagonistët e këtij suksesi vendosin edhe disa rekorde.

Kapiteni Giorgio Chiellini është edhe futbollisti i vetëm që ka dhënë kontributin e tij në 9 sezonet e fundit te Juventusi, duke qenë i pari lojtar në 5 ligat kryesore të Europës që ngre lart 9 tituj kampion radhazi. Paraqitjet në fushë gjatë këtij sezoni kanë qënë me pikatore për mbrojtësin, kjo e dyzuar edhe nga dëmtimet e shpeshta, gjithsesi, meritat për titullin i shkojnë edhe atij.

Një dorë në këtë sukses ka edhe trajneri, Maurizio Sarri, që pas 2 dështimeve në finalen e Kupës dhe Superkupës së Italisë, më në fund, arrinë të fitojë titullin e parë në stolin e Juventusit.

Titulli i këtij sezoni mund të konsiderohet edhe si ai i lamtumirës për Miralem Pjanic. Mesfushori ka firmosur te Barcelona duke nisur nga sezoni i ardhshëm dhe valixhes për në Spanjë do i shtojë një tjetër medalje në qafë.

Por ajo që gëzon më tepër është fakti që bardhezinjtë dyfishojnë distancën me ndjekësit sa i përket fitimit të kampionatit. Juventus ka fituar 36 “scudetto”, kundrejt 18 të rivalëve më të afërt, Milan e Inter që duken shumë larg pritshmërive.

Ndërkohë, ky është një trofe që karikon skuadrën në prag të ndeshjes së kthimit në Ligën e Kampionëve ndaj Lyonit, ku i duhet të përmbys disavantazhin e takimit të parë, humbur me shifrat 1-0.

Koeçienti i propozuar për titullin e “Zonjës” për sezonin 2020-21 është dhënë me 1.75. Antagonisti i parë do të jetë ende Interi, projekti fitues i Conte mund të jetë i suksesshëm vitin e ardhshëm, një opsion i dhënë me koeçientin 4.00. Atalanta, Lazio dhe Napoli janë përsëri kandidatë si “outsiders” dhe të gjithë ata propozohen me 12.00. Më tej ndjek Milani me 16.00 dhe Roma me 25.00.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN