MENU
klinika

Serie A, Java 36

Juventus nuk fal, kampion për të nëntën herë radhazi

26.07.2020 - 22:47

Ashtu sic pritej, Juventus është shpallur kampion në Serie A, duke fituar titullin e nëntë radhazi, pasi mposhti 2-0 Sampdorian në Torino. Bardhezinjtë e arrijnë këtë 2 javë para se të mbyllet sezoni.

Më në fund, mes shumë peripecish dhe një titulli që shtyhej dhe shtyhej deri në 3 javë përpara fundit, Juventusi ia doli. Një rekord absolut ky për “Zonjën e Vjetër”, që fitoi sonte me golat e Ronaldos dhe Bernardeschit.

Sarri fiton titullin e parë në karrierën e tij dhe trofeun e dytë (Europa League me Chelsea). Bardhezinjtë këtë sezon nuk ishin dominues si herët e tjera dhe madje në një moment u duk sikur Lazio do ta parakalonte, por pas pandemisë ekipi i Inzaghit u shuajt dhe Interi tregoi luhatjet e zakonshme, edhe pse me Conten trajner.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN