Mbyllja e kampionateve ka bërë që shumë futbollistë të nisin pushimet. Një pjesë e mirë kanë zgjedhur detin për të harruar lodhjen e një sezoni mjaft impenjativ dhe tepër sfilitës. Ibiza duket se është edhe destinacioni më i pëlqyer për shumicën e lojtarëve.
Lionel Messi dhe Luis Suarez nuk ndahen edhe kur bëhet fjalë për pushime. Dyshja e futbollistëve kanë zgjedhur të kalojnë kohë edhe gjatë ditëve të nxehta, ku këtë herë, i janë bashkuar fëmijët dhe të dashurat e tyre.
I distancuar me dy shokët te Barcelona duket të jetë Arturo Vidal. Kiliani ndodhet në Ibiza, por këtë herë ka menduar të kalojë më shumë kohë me familjen e tij. Momente relaksi edhe për ish-fituesin e Topit të Artë, Luka Modric, i cili ka shpërndarë një fotografi me djalin e tij.
Vinicius dhe Militao kanë shoqëri të përbashkët edhe jashtë fushe, ndërkohë mbrojtësi Marcelo është fotografuar mbi një jaht së bashku me fëmijët dhe bashkëshorten e tij.
Tenisi mund të jetë pasioni i radhës për Frenkie de Jong. Mesfushori i Barcelonës ka shpërndarë një foto ku shfaqet duke luajtur tenis në pishinën e ndërtuar në rrëzen e një mali. Pushime familjare dhe për yllin e Juventusit, Cristiano Ronaldo, që po shijon në maksimum fitimin e titullit kampion me bardhezinjtë. CR7 po shijon jahtin e ri 6 mln erosh së bashku me partneren e tij.