MENU
klinika

Bizneset, Jo më aksionerë anonimë

Denaj: Pronarët përfitues do pasqyrohen në një regjistër

28.07.2020 - 12:45

Shqipëria do të krijojë “regjistrin e Pronarëve Përfitues”, ku do të pasqyrohen të gjithë personat që zotërojnë aksione apo të drejta mbi subjekte biznesi apo OJF që operojnë në Republikën e Shqipërisë dhe që kanë detyrimin për të raportuar lidhur me riskun e pastrimit të parave.

Draftligji për krijimin e Regjistrit u paraqit në Komisionin Parlamentar të Integrimit nga Ministrja e Financave Anila Denaj, sipas së cilës, ai ka qëllim të identifikohet pronari përfitues, i cili ka i fundit në pronësi ose ushtron kontrollin e fundit efektiv ndaj një personi juridik.

Draftligji për zbardhjen në një regjistër të emrave të pronarëve përfitues vjen si një rekomandim i Moneyval në luftën për parandalimin e pastrimit të parave.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Denaj thërret Këshillin e Investimeve

Biznesi: Na shqetëson papunësia, taksat e likuiditeti