Kim Kardashian West u pa me burrin e saj Kanye West të hënën, pas akuzave dhe përplasjeve të shumta mes tyre ditët e fundit. 39-vjeçarja u shfaq e dëshpëruar dhe duke qarë, teksa diskutonte në makinë me Kanye West.
Ata shihen duke debatuar, ndërsa Kim duket tërësisht e shkatërruar. Kjo është hera e parë që ata u bënë bashkë, që pas akuzave të bërë nga reperi në drejtim të yllit për tradhti.
Dyshja, që kanë bashkë 4 fëmijë, North, shtatë vjeçe, Saint, katër vjeç, Chicago, dy vjeçe, dhe Psalm, një u panë se ishin mjaft të acaruar me njëri-tjetrin.
“Ajo është emocionale për çdo gjë dhe gjithashtu e dëshpëruar”, ka thënë një burim për revistën People të hënën.“Ajo ndihet e lënduar nga Kanye. Ajo është munduar ta qetësoje disa herë, por ai e injoroi. Është një situatë e keqe”, ka thënë më tej burimi.
Javën e kaluar, Kim ndau një postim rreth bashkëshortit duke theksuar se është ‘i mrekullueshëm’ por i ‘komplikuar’. Reperi rrëfeu se e ‘ka provuar të ndahet nga Kardashian’ që kur ajo u takua me Meek Mill në një hotel.
Sidoqoftë, Kanye i kërkoi falje partneres së tij në një postim në Twitter javën e kaluar, ku raportohet se më pas shkoi në një spital për shkak të problemeve me shëndetin mendor.