MENU
klinika

Tërmeti e pandemia/ Denaj: Kemi vendosur që tatimpaguesit...

“Rritja e deficitit buxhetor dhe e borxhit publik, e përkohshme”

29.07.2020 - 09:51

Ministrja e Ekonomisë, Anila Denaj, ka folur sot nga foltorja e Kuvendit për dy ngjarjet e mëdha të cilat goditën rëndë ekonominë e vendit.

Denaj është shprehur se situata buxhetore e vitit 2020 është goditur rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit dhe nga pandemia e koronavirusit duke theksuar se rritja e deficitit buxhetor dhe borxhit publik në nivelin 80% është e përkohshme.

“Situata buxhetore e 2020-ës është një situatë që u godit nga dy ngjarje të rëndë, siç ishte tërmeti dhe pandemia. Ndryshimi i parametrave makro-fiskal do të jetë i përkohshëm. Rritja e deficitit buxhetor dhe e borxhit publik në nivelin e 80% është periudhë e përkohshme. Në vlerësimin tonë është parashikuar një rritje të konsideruar në 3 vitet e ardhshme.

Tkurrja e pritur në investimet private, pritet të kompensohet nga investimet publike. Të ardhurat nga tatimet dhe doganat u reduktuan. Janë akorduar 34 mln lekë për fondin e rindërtimit. Kemi vendosur që tatimpaguesit deri në 10 mln lekë, të mos tatohen”, tha Denaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Denaj thërret Këshillin e Investimeve

Biznesi: Na shqetëson papunësia, taksat e likuiditeti