MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 36

Tirana ndalet, por feston titullin në “Air Albania”

29.07.2020 - 20:09

Tirana ngre lart trofeun e titullit kampion. Një sukses i pritshëm në pjesën e dytë të sezonit pas formës së mirë të treguar. Pengu i vetëm ishte që në ceremoninë e dorëzimit të kupës munguan tifozët, aseti më i çmueshëm.

Titulli i 25-të do të mbahet mend pikërisht për situatën e pandemisë në të cilën ndodhet jo vetëm vendi ynë, por mbarë botën. Kupën e kampionit e ka dorëzuar presidenti Ilir Meta, nën shoqërinë e kreut të FSHF, Armand Duka dhe sekretarit Ilir Shulku. Një festë e vogël, por mëse e ligjshme për kampionët e tinj bardheblu.

Tirana nuk ka arritur që të fitojë ndeshjen e fundit si kampione e Superiores, teksa ka barazuar edhe ndaj Bylisit në shifrat 1-1. Bardheblutë kanë arritur që të shënojnë të parët falë realizimit të Ngosë në minutën e 22 të takimit, ndërsa Dovedan do të acarohej me dy qendër mbrojtësit e ballshiotëve që nuk reaguan mirë në ato momente.

Sallaku do t’i afrohej barazimit me një predhë nga distanca në minutën e 80-të, teksa do të tronditej traversa e portës së Likës. Një moment i vështirë edhe për gjyqtarët për të kuptuar nëse topi e kaloi apo jo vijën, ndërsa këtë rast mund ta zgjidhte vetëm teknologjia.

Megjithatë, në minutat e fundit do të ishte sërish Sallaku që nga distanca do të ishte i frikshëm për Likën, duke gjetur rrjetën. Gjithsesi, barazimi nuk i prish punë Tiranës që ngre trofeun e titullit kampion në “Air Albania”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Play-Off i Kategorisë së Parë

Gol në limit, Besëlidhja shpreson te Superliga