MENU
klinika

"Nuk mund të të shpjegoj çfarë po ndodh brenda meje"

Shtatë fakte interesante për Franz Kafkën

30.07.2020 - 13:46

Sot, 134 vjet pas lindjes së Franz Kafkës, Konica.al ju paraqet tetë fakte mbi jetën e tij jonormale e cila përshkruhet plotësisht në citatin e mëposhtëm të marrë nga “Metamorfoza”:

Nuk mund të të shpjegoj çfarë po ndodh brenda meje. Nuk mund t’ia shpiegoj dot as vetes.

Kafka lindi në një familje hebreje gjermanishtfolëse në Pragë dhe ishte më i madhi në gjashtë fëmijët. Dy vëllezërit e tij të vegjël vdiqën në moshë të hershme. Autori vdiq disa vjet para Luftës II Botërore, por tri motrat më të vogla do të vdisnin më vonë në kampe përqendrimi.

Kafka shfaqi interes në shkrimin e historive qysh në moshë të re. Për ditëlindjet e prindërve të tij, ai shkruante drama për to, të cilat performoheshin nga motrat e tij.

Autori i tij i preferuar ishte Gustav Flober.

Marrëdhëniet e Kafkës me të atin ishin tejet të vështira. Referuar biografëve, për Kafkën, i ati ishte autoritar dhe nuk e mbështeste në përpjekjet e tij artistike.

Kjo marrëdhënie e vështirë i dha Kafkës një frymëzim të madh. Pavarësisht jetës së tij të palumtur familjare, Kafka vazhdoi të jetonte me prindërit deri në moshën 31 vjeçare. Në moshën 36 vjeçare, Kafka i shkroi të atit më shumë se 100 faqe, duke u përpjekur të sqaronte ndjenjat e tij rreth marrëdhënies që kishin dhe duke mbrojtur vetveten. “I dashur baba” fillon letra “tani së voni më pyete njëherë përse them se kam frikë prej teje. Si zakonisht, nuk dija çfarë të përgjigjesha, pjesërisht nga frika që kam prej teje, pjesërisht ngaqë me shpjegimin e kësaj frike lidhen aq shumë hollësi sa po të mundohesha t’i tregoja, as gjysmën e tyre nuk do ta lidhja dot së bashku.” (letrën e plotë, përkthyer nga Violeta Volumi, mund ta dëgjoni në Volumi Audiolibra duke klikuar këtu)

Kafka nuk u martua asnjëherë, por pati tri ceremoni fejesash më dy gra të ndryshme. Romancat e Kafkës ishin të njohura për turbullirat në të cilat notonin, por ai ishte i shqetësuar për jetën e tij seksuale, kështu që shpesh herë frekuentonte bordellot. Pasiguritë e tij të shumta, nervozizmi dhe frika nga miqësitë e ngushta, e bënë atë të kalonte vështirësi të cilat nuk e lejonin të kishte një marrëdhënie.

Ndërkohë që Kafka po shuhej ngadalë nga tuberkulozi, i dërgon mikut të tij Max Brod të gjithë dorëshkrimet që kishte, duke i kërkuar t’i digjte:

“I dashur Max, Kërkesa ime e fundit për ty: Gjithçka që po lë pas… të digjet pa u lexuar!” shkruan ai në 1924.

Brod, sigurisht, nuk dogji asgjë dhe i botoi disa nga librat e Kafkës pas vdekjes, përfshirë “Kështjella”, “Procesi” e të tjerë.